Adnan Januzaj është sot emri më i lakuar në mediat europiane. Paraqitjet e tij të fundit në Premier League, që kulmoi dy javë më parë me dopietën kundër Sunderland, si edhe telenovela e përzgjedhjes së skuadrës kombëtare, e kanë kthyer Januzaj në starin e mediave.
Të gjithë mund të dinë shumë në lidhje me talentin e tij, por shumë pak dinë historinë e vërtetë se si ka arritur Adnani deri këtu, si u larguar familja e tij nga Kosova pas luftës së fundit e gjithçka tjetër që do ta gjeni gjatë leximit të kësaj historie rrënqethëse! “Daily Mail” e ka publikuar këtë histori.
I lindur në Bruksel, Januzaj ka prindër shqiptar nga Kosova, të cilët u larguan nga vendi pas luftës së fundit në Jugosllavi. Historinë e tij e ka treguar babai, Abedin Januzaj, por duke pohuar se nuk dëshiron të tregojë se për cilën kombëtare do të luajë ai, Kosovën, Shqipërinë, Blegjikën, Anglinë apo ndonjë tjetër. Babai i tij, megjithatë, u shpreh se do ta zgjedhte Kosovën pa dyshime, por futbolli i këtij vendi nuk është pranuar në FIFA. Tani ka gjasa që djaloshi ta përfaqësojë edhe kombëtaren angleze, që duket më favorite. Djali i dajës së Adnanit, Idriz Januzaj, është 11 vjeç dhe aktualisht jeton me babain e tij në Istog. Gjithashtu, në këtë vend ka një lagje, e cila ka mbiemrin Januzaj, por nuk dihet se a është vendosur për shkak të Adnanit.
Anderleht e përgëzonte mjaft Abedinin për shkak se djali i tij ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Ai nuk kishte tatuazhe, vetura të shtrenjta dhe po ashtu nuk kishte as marrëveshje me ndonjë sponsor. Por, që ta kuptosh Abedin Januzaj, ju duhet të dini historinë e familjes së tij të vështirë, kur ishte në Kosovë.
Daja i Abedinit, Januzi, ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga pushtuesi serb. Në intervistën për “Sportsmail” ai u shpreh: “Ishte 18-vjeçar kur i’u bashkova UÇK-së. Mendoj mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999. Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijeve tanë. Ishte koha të luftonim për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim ishte e drejtë. Që nga viti 1980 deri tani ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të pushtuar nga sistemi serb. Unë isha luftatar i UÇK-së së bashku me gruan time. Ne luftuam së bashku në një brigadë. Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë. Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë.”
Më 1 prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe xhami. Kryetari i Istogit, Muhamet Rexhaj, thotë se shumë shtëpi ishin djegur, madje sipas tij të gjitha, pra rreth 3 mijë. Sipas tij, vetëm 5 anëtarët e një familjeje ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t’i shpëtuar kokat e tyre. Madje, edhe nëna e Adnan Januzaj kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu, duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj, së bashku me babain e tij, Ali Januzaj, u detyruan të kalojnë në Turqi, ku hapën biznesin e tyre.
Kushërinjtë e tij theksojnë se kur Adnan Januzaj viziton Kosovën, ata kanë luajtur futboll dhe ai dukej shumë i zoti. Madje, edhe disa zyrtarë policie tregojnë se kanë luajtur me Adnanin gjatë kohës kur ai ishte 14-vjeçar, por nuk e dinin se kush është.
DIAMANTI I VOGEL JANUZAJ…
Adnani eshte artist
Nga malet per liri tek biznesine turqi,sikur nuk ngjite!!!pralla me mbret,vari k…. teze pune ushtrie…
Përkthim i keq o trojan. Artikulli në Daily Mail asht shum i qartë, ndryshe ngaa ky në shqip. Biznesi nuk âsht në Turqi, po në Belgjikë dhe atë i gjyshit të Adnanit nga nëâna Ali Sadikajt që kishte emigruar nga Istogu i Kosovës, pra nga e njâjta komunë me familjen e Adnanit, në Turqi e nga Turqia në Belgjikë. Këtu buron ajo rashomoniada e enigmave mediatike se për cillën kombëtare do të luej Adnani, edhe pse Abedin Januzaj e bâni mâ se të qartë që Serbi, Kroaci e Turqi që janë lakuar në media përjashtohen nga gara. N’ DAily Mail ishte edhe ilustrimi me fotografi i aradhës së UÇK-së ku ishte rreshtuar si 18 vjeçar aso kohe axha i Adnanit Shemsedini me gruan e tij të sotme.
po paret i ka marre me vete zotnija.
adnan januzaj duhesh te jesh krenar ne radhe te par per familjen tende dhe te uroi gjith te mirat nga kosova nga shqiperia nje tradit nje gjak dhe nje gjuh kemi po shpresohim nga ty dhe familja jote te na beni dhe me krenar te gjith shqiptaret
Gazetari eshte ne dileme nese emri i lagjes Jonuzaj eshte vene ne nderim te Adnanit. Kjo eshte per Ginis, manual per gazetaret.
histori e dhimbshme. januzaj shqipera e madhe pote pret ne kombetare eja duet te jesh krenar
Futbollisti i talentuar tani me sa me kujtohet eshte aty tek mosha 17 vjeçare,sepse deri sa luan ne Premier League duhet te jete kaq ,apo jo.
Mirpo gazetari thote se ka lindur ne Bruksel kur prinderit e tij emigruan pas luftes se fundi ne Jugosllavi.Lufta e fundit ne Jugosllavi me duket se ka qene ajo ne Kosove ku e gjithe bota u perball me perbindeshin Millosheviç dhe duhet te kete mbaruar aty nga viti 1999.
2013 minus 1999=14 ose 15 vjeç.Mirpo mosha e Jonuzajt del se eshte aty tek 17 vjeç ???????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.
Ka nje lapsus ketu qe ketij gazetarit nuk mund ti shpetonte kaq lehte.
Mihali,
Une mendoj qe kete gazetarin ta varim prej bolesh per kete lapsus te pafalshem! Ti si mendon?
o mihal,
po kjo qe bere ti dy klase do,
ai gazetari duhet te jete autodidakt!
une nga kjo histori nuk mora vesh gje.
ose gazetari angelez ka qene tap me birre,
ose gazetari perkthyes shqiptar ka qene tap me
pa dije!
gjithsesi shpejt per Januzajn, nuk te bene nje dygolesh futbollist te madh.
Familja januzaj duhet te kete ikur para lufte nga vitet 90-94. Por edhe kesaj periudhe shume gazetare te huaj i referohen si periudhe lufte ne Jugoslllavi ne pergjithsi edhe pse lufte te armatosur ne Kosove nuk kishte, por vetem represion dhe perndjekje
Ama gazetat britanike e kane shkruar? Ato jane si gazeta “Kunji” para nja 20 vitesh.
Ky gazetashitesi eshte i gjithe nje lapsus koke e kembe , qe kur thote “historia e jashtezakonshme…etj etj ” cfare ka te jashtezakonshme te lindesh ne Bruxelle nga prinder mergimtare.Ndoshta prinderit kane kaluar por jo djaloshi.Shko pi nje kafe tek bastet se ta shkoqisin me mire historine e Januzaj.
Anglrzet kan zaptuar boten me te lutem dhe jan 1 per manipulim po nuk ka shum renci renci ka qe adnan nuk ka lidhje fare me anglin keshtu qe duhet dhe shpresoim te lozi per kombin e tegjithve shqiptarve ti bej ata krenar
Te gjithe keni te drejte se eshte shume veshtir te deshifrosh kete shkrim.
Duhet te jesh i perqendruar per ta kuptuar .
Ne rradhe te pare shpreh se te gjithe shqiptaret krenohen me emrin Adnan Januzaj, pavaresisht se me ke ekip kombetar do te luaj.
Per Mihalin…
Abedini ,babai Adnanit nuk ka qene deri ne 1999 ne Kosove ,po fjala eshte per dajen (xhaxhane)e Abedinit ,Januzin qe ishte luftetar i UÇK-es.Keshtu qe i bie familja Januzaj te kete ikur shume me heret.
e thjesht…
ajo qe beri Mihali nuk do dy klase ,as gazetari nuk eshte autodidakt,po ai qe e ka perkthyer nuk ka qene i zoti ta perktheje po vetem e ka shqiperuar,njesoj sikur ta perkthesh me kompjuter(script)
Nuk di nga eshte bere perkthimi ,po DAJA eshte vellai i nenes ,murse ketu flitet per XHAXHAIN.(ky eshte lapsus)