INTERVISTA/ Januzaj: Do luaj për kë kombëtare të më thotë babai

18 Tetor 2013, 15:20Sport TEMA

Vendimi se për kë kombëtare do të luajë Adnan Januzaj duket se do të merret nga babai i tij. Këtë gjë Januzaj e ka pohuar gjatë një intervistë për KTV-në. Dhe, duke qenë se babai i tij ka hedhur akuza të rënda dhe është i pakënaqur me presidentin e FSHF-së, Armando Duka, shpresat që ai të zgjedhë Shqipërinë, janë shumë të pakta.

Në vazhdim po ju sjellim intervistën e plotë me Adnan Januzaj:

 

Sa ka qenë e rëndësishme për ty debutimi i plotë me Junaited dhe shënimi i dy golave?

 

Shumë. Prej fillimit kam dashur të luaja për Mançester Junaited. Kam fituar rastin dhe kam shënuar dy gola, që është gjë shumë e mirë për mua, familjen e tifozët.

 

 

– Si e keni përjetuar pas ndeshjes. Si kanë reaguar trajneri dhe lojtarët?

 

 

Shumë mirë, të gjithë erdhën e më uruan. Për mua ka qenë gjë shumë e mirë dhe jam i gëzuar që kam shënuar dy gola.

 

 

– A ke pritur të kesh këtë minutazh, duke ditur moshën që ke?

 

 

Po, kam punuar shumë në stërvitje dhe m’u dha rasti të luaja atë ndeshje. E kam ndier se do të shënoja dy gola.

 

 

 

– Si pret të vazhdojë sezoni me Mançester Junaited?

 

 

Kam ardhur të luaj në Mançester dhe gjithnjë kam dhënë dhe do të jap maksimumin për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

 

 

 

– Si i ke marrëdhëniet me lojtarët. Me cilin ke marrëdhënie më të mira?

 

 

Me Robin Van Persi, Patris Evran… të gjithë lojtarët janë të mirë, kemi marrëdhënie të mira, flasim, diskutojmë.

 

 

Nga kush mund të mësosh, meqë je i ri?

 

 

Nga Rajan Gigsi, pasi luan në pozicionin ku aktivizohem dhe unë. E pyes atë, ai flet dhe unë e dëgjoj me vëmendje.

 

 

Sa është e rëndësishme që Sir Aleks Ferguson të ka sjellë në Mançester?

 

 

Me Fergusonin kam pasur marrëdhënie të mira. Ai më ka ftuar për ndeshjen me Uest Bromuiç, ku kam qëndruar në stol. Tani ka ardhur trajneri i ri, ndoshta ai ka folur me Fergusonin dhe i ka thënë të më jepte rastin. Unë për vete kam dhënë maksimumin.

 

 

A ke pritur të kesh edhe më shumë minutazh?

 

 

Kam dashur të luaja për Mançester Junaited dhe kam dhënë çfarë kam mundur nga vetja dhe në fund jam shpallur lojtar i ndeshjes.

 

 

Me siguri e di se në Kosovë të ndjekin shumë. Çfarë do t’u thuash tifozëve prej këtu për suksesin tënd?

 

 

I falënderoj shumë, ndoshta do të shënoj edhe më shumë gola për ta.

 

A e viziton Kosovën?

 

Po, vij në Kosovë për vizitë, pasi kam familjen, të gjithë i kam atje.

 

 

Kush vendos se për cilën kombëtare do të luash?

 

 

Babai im është për këto gjëra prapa meje. Po të më thotë babai të luash për këtë kombëtare, do të luaj. Do ta dëgjoj babanë. Kam ardhur këtu me babanë dhe ai i di të gjitha.

 

Por për momentin je i përqendruar te Mançesteri apo jo?

 

Po, te Mançesteri.

 

Cili është pozicioni juaj më i preferuar?

 

Pozicioni i dhjetëshes, pas sulmuesve.

 

A beson se David Mojes do ta besojë atë pozicion apo mund të luash edhe në anësore?

 

Po, mund të luaj në të djathtë e në të majtë dhe në qendër. Nuk është problem për mua.

 

A je i gatshëm të bëhesh i famshëm si lojtarët e tjerë, pasi i ke shënuar këta dy gola?

 

Do të punoj pak më shumë dhe të arrij suksesin.

 

A shpreson të fitosh titullin e kampionit me Mançesterin?

 

Po, shpresoj dhe besoj. Dua ta fitoj titullin.

32 komente në “INTERVISTA/ Januzaj: Do luaj për kë kombëtare të më thotë babai”

  1. Selman Salaria says:

    Po per cfare e lusin xhanem….Ka pasur lojtare te kalibrit Drogba qe mund te luante per Francen por zgjodhi atdheun e tij , Etoo , Essien etj etj… Keta “talentet” shqiptare e kane me zor te vijne per vendin e tyre….

    1. berati-KOSOVE-germony says:

      Kupton ti per Derisa nuk e hekni Armand Duka prej FSHF kot e keni se do te vij naj yll si Januzaj apo Shaqiri e shume shume te tjer Duka esht mafi aj po e shkatrron FSHF Shqiperis andaj keta djelmosha nuk kan faj qe refuzojn qe te lujan per kombetaren Shqiptare Duka e ka vendin ne gurg aty e gjen rehatin e merituar mos i pergojoni keta talenta ketu esht vetum ni problem e ky problem esht Duka…

      1. arbeni nga tepelena says:

        pse tha ky qe do luaj per shqiperine? apo babai?.dhe kane frike se mos luan 1 ndeshje dhe e lene ne stol dhe i djegin karieren?apo mos thane keta po dhe duka u kerkoi lek?.sigurisht ti dhe une dhe asnje nuk kemi degjuar dicka nga keto.mos kishin frike keta ta deklaronin ,apo ke degjeuar ndonje interviste te shalqirit,xhakes bajramit ninulles apo atij qerosit se fundmi kush nga keta ka deklaruar qe do los me shqiperine ,ninulla u fshihej delegateve te federates,dhe me radhe.duka ka fajin e tij ne shkatrrimin e futb ne shqiperi por dhe ketu jo te gjithe sepse ti besoj se e di shum mire qe deputet benin terror me pisqolla dhe federate pjese shqiptare ishte dhe jo ishull i huaj ne shqiperi.per mua personalisht dhe shumicen kreu i federates te jet nje ish i kombetares.por perseri duka ne lidje me keta te lartpermendurit qe jane yje me perjashtim te ninulles nuk ka bole dikush tu kerkoj lek askush.

        1. edi says:

          or cuna gjerat jane shume te thjeshta…me kombetaren duhet te luajne te gjithe ata qe e ndiejne vehten shqiptar dhe qe e ndiejne se eshte detyra e tyre pra eshte nder qe i behet nje lojtari kur i kerkohet te perfaqesoje ngjyrat e kombit,ca jane keto te lutura turpi more?? kush eshte januzaj qe i luteni kaq shume? mos ka nje histori te lavdishme futbolli pas shpine ky cuni dhe nuk dime gje apo flisni se mund te kete nje te ardhme te lavdishme??(pra po flasim per kodra pas bregu me duket…)une personalisht mendoj qe kriteri kryesor per tiu bashkuar kombetares kuq e zi eshte atdhedashuria dhe kriteri i dyte eshte pergatitja tekniko-taktike,mua me erdhi shum keq edhe per faljen qe Kace i kerkoi lojtarit serb tek PAOK-u,lojtaret shqiptare kane nevoj me pare te kuptojne se ku luajn ose te jene ne gjendje te bejne vete perzgjedhjen se me c’ekip do te luajne…e cfare mund te presesh nga nje lojtar te papjekur qe deklaron se :une do te luaj me ke te me adresoje babai…ai akoma nuk eshte i zoti i vehtes dhe ju ziheni kot…ketyre spurdhiakeve duhet qe dikush tu tregoje se shqiperia eshte nga te rrallat kombetare qe megjithese nuk ka pasur suksese ne futboll perseri ndiqet ne transferte si asnje kombetare tjeter…sa per duken mendoj qe duhet te largohet nga FSHF por nuk ka asnje arsye qe lloj lloj ordineri te perdori emrin e dukes si arsye te largimit prej kombetares shqiptare….himni yne kombetar e thote paster:kush eshte burre nuk largohet…prandaj mos u merzisni aspak per keta langaraqet qe i kthejne shpinen kombit tone sepse thjesht ata nuk jane shqiptar me shpirt e zemer(por as tradhetar nuk jane…)respekte te vecanta lorik canes vetem per atdhedashurine qe ka sepse eshte idhulli i shqiptarise…

        2. Dielli mbi KORAB says:

          Kur familja Jonuzaj trokiti ne dyert e shtetit belg dhe kerkoi azil politik,i cili u pranua,ather per ta u arrit realizimi i enderres per nje jete me te mire.Ne Belgjik lindi dhe Adnani.Atje u shkollua dhe u stervit ky djale i talentuar.
          Prej ditesh ne shkollat franceza po protestohet kundra debimit te nje vajze shqiptare e cila edhe pse kishte vetem 3 vjet ne France,fitoi zemrat dhe respektin e francezve.
          Ne Europe jetojne gati 2 milion shqiptar te larguar nga Shqiperia dhe Kosova.
          Ato duhet ti thone STOP perdorimit te tyre si LODRA nacionaliste nga funksionar te pa-afte shqiptar,te cilet moshataret e Adnanit i kane lene ne mes te kater rrugve,pa te ardhme dhe pa prespektiva.
          Shqiperia duhet te investoje vete tek te rinjte shqiptar,per te patur nje ekip te forte futbolli dhe jo te shtiret dhe te lype ata te rinje qe u rriten ne shtetet perendimore.
          Adnani duhet ti jete mirnjohes Belgjikes,ashtu si dhe mijra shqiptar qe ne kohe te veshtire u strehuan dhe u mirpriten nga vendasit.
          Adnan djali,mos u bej buk-shkele.
          Kosova eshte atdheu i babait tend,Belgjika eshte toka ku ti linde dhe u rrite.
          STOP NACIONALIZMIT PERVERS

          1. hashimi says:

            Or ti shoq, pervers je vet se e shkërdhen veten tande gjâ që nuk e bân kush. Mâ s’pari baba i Adnanit shumë mirë e tha që ka dalë me letra të rregullta në vitin 1990, pra me pasaportë të ish RSFJ për të cillën aso kohe nuk lypej vizë. Aty u njoft me nanën e Adnanit, që ishte e vendosun qysh mâ parë në Bruksel e zhvendosun nga Turqia, e ku baba i saj Aliu, që i takonte familjes shqiptare Sadikaj që ishte shpërngulur nga Kosova në Turki në fund të vitev e 1960 në valën e fundit të shpërnguljeve shqiptare që zgjatën me vite rresht, kishte fillue një biznes me t’cillin siguronte të ardhunat për familjen e tij. Aty Abedini zuni punë dhe u përkujdes për familjen e vet me djersën e vet. Çfar lesh borxhi i ka ai Belgjikës, apo se i ka durue poshtnimet dhe nënçmimet që ua bëjnë të huajve cinikët modern të Evropës “humanitare” sa për dokë. Ai i ka borxh vetes, familjes dhe kombit që thot se i takon. Nuk ka të drejtë dikush që i thot vetes shqiptar ta mohojë përfaqësimin e kombit të vet dhe të vazhdojë ta quajë veten shqiptar. N’at moment që vendos të luej për Belgjikën ai nuk duhet t’i thotë më vetes shqiptar dhe jo si këta magarët e Zvicrrës që këndej e mbajn n’tatu apo në këpucë shqiponjën dhe flamurin kuq e zi e këndej e bâjnë xeher kombin që identifikoet me at flamur, pra kombin e vet siç thonë. K’ta janë pervers po si ti sepse po e shkërdhejn veten bash si ti. Dhima dhe Ninulla e ai Kone janë në këtë aspekt shumë mâ t’pjekun sespse ata thonë jemi grekë dhe nuk rrahin gjoksin që janë shqiptarë si këta budallt e Kosovës teme.

            1. Lukas says:

              Shume e sakte. Ska asgje per te shtuar.

      2. demokrat says:

        Duka eshte kryetar i Federates Shqiptare, i zgjedhur ne menyre ligjore.Federata nen drejtimin e Dukes u ka bere thirrje te gjithe atyre qe jane evidentuar si futbolliste cilesore, kush ka dashur ka ardhur, kush ska dashur ska ardhur, pa u fshehur pas fjaleve te kota dhe akuzave per para.

  2. korcari says:

    o selman,lexoje me larte se cfar thote per mafiozin Duka

    1. Selman Salaria says:

      Ok mo jam dakord qe Duka nuk eshte personi i duhur per FSHF po keta po e gjejne te gjithe preteksin te Duka….Kombetarja nuk eshte as nje person as nje federate….PERFAQESON CDO SHQIPTAR NEPER BOTE…

      1. arbeni nga tepelena says:

        o selman ti e di shum mire dhe une gjithashtu sekerkojne pretekst.harrove ate djalin qe luajti me shpresat dhe ndeshjen tjeter iku nga grumbullimi dhe shkoi me zviceren ishte nga maqedonia me duket.po ai i juventusit.une deri tani nuk kam pare dhe degjuar asnje nga keta te miret te ken thene qe do vime per shqiperine asnje ska patur burreri te deklaroje ,por iknin si legena.

  3. Loni says:

    Zoti Adnan,
    Shqiperia nuk eshte FShF-ja. Uroj qe kete gje ta kesh te ndjere . Nqs jo atehere perseri i uroj sukses Adnanit ndersa ty miqesisht te mos mundohesh te na mbushesh mendjen se FSHF eshte aresyeja e vertete qe yt bir nuk do te luaj per shqiptaret qe kane aq shume nevoje.

  4. uragan says:

    …vetëm Cana ia mbush mendjen babait të Januzit. Po ti tregojë se sa ka fituar nga ndeshjet e humbura të kombëtares shqiptare, që nesër Januzaj vjen në Tiranë…

    1. demokrat says:

      Nese kjo eshte e vertete beje publike, te largohen keta te pafytyre.

      1. hasan says:

        Plotesish dakord, Loriku Na Ka ngulur thiken pas shpine. Levizjen e radhes Qe do beje Duka eshte Igli Tare trajnier I kombetares….

        Keshtu mund Te kontrolloje gjithcka Te fiksoje baste,

        Z. Duka largohu se do ti nxjerrin sheshit ndeshjet Qe jke shitur NE kampionat, Vllaznia,Partizani, Ballshi,,,,,Rumania, Qipro……

        Je per burg ……

  5. Geg says:

    Ore Duka eshte nje i krimbur ne korrupsion. Po vallaj ti or shqipfoles do te luash per Shqiperine apo jo? Kete thuaj

  6. Pilo Lala says:

    Mbas rrezimit te Berishes, ai i Dukes, do jete shume me i lehte.
    Megjithate Armando Duka nuk eshte idjot, qe te mos pranoje nje Messi Shqiptar te luaje per Shqiperine. Nuk do Armando Duka qe te kete sukses???
    Te gjithe do kishim shpresa shume te medhaja qe Jonuzaj te vije te lozi per Shqiperine.

  7. elio says:

    Po lereni te gjorin te luaje me ke te doje e me ke ka me shume interes…i jeni qepur te gjithe ketij kalamanit nga Kosova…

  8. Alby says:

    JAM DAKORD QE DUKA NUK ESHTE NJERIU I DUHUR PER KRYESINE E FEDERATES POR DICKA NUK ME PELQEN….A PO VJEN TE LUAJE PER DUKEN APO PER ATDHEUN E VETE? NESE DO TA REFUZONTE SHQIPERINE DO TE QE ME E NDERSHME TE DEKLARONTE SE ME ANGLINE APO BELGJIKEN DO KISHTE SHANSE PER TE LUAJTUR NE KOMPETICIONE SI EUROPIANI APO BOTERORI DHE JO PREJ DUKES ?!

  9. Maradona says:

    Po te isha ne vendin e tij do te zgjidhnja Belgjiken . FSHF eshte e koruptuar komplet .

  10. petrit goxhaj says:

    Edhe i ati ishte i pa pjekur si i biri.Ti leme kohe te mendohen.

    Ndoshta nje dite do te vendosin.Gjithcka varet nga edukata qe ata (babai dhe i biri)kane mare ne lidhje me atdheun.

  11. Arjani says:

    O Adnan, zgjidh kombetaren shqiptare se do jesh me i priviligjuar se ne kombetaret e Anglise dhe Belgjikes.Do te mbajne si hero 7 milion shqiptare.Vendin do ta kesh te sigurt ne formacion.Gjithe kete dileme e ke se do luash 3 ose4 ndeshje me teper ne dy vjet.
    Belgjika p.sh shpesh here nuk kualifikohet ne Boteror e Evropian.Anglia edhe kur kualifikohet luan 3 ndeshjet e grupit dhe shume shume 1 ndeshje ne 1/16 dhe ngarkon haivanet e iken.
    Mos u bej njeri pa identitet per 3-4 ndeshje ne 2 vjet.

    1. Suzana (Kosove)----ne emer te Adnanit kesaj here says:

      Ani de se kom me lujt per Shqiperine, vec vetne baben edhe lutjuni babes se cka thote baba, bahet ne shpine tone….hala nuk e moret vesh qet pune a, ku ku per juve, mos me thirrni mue, po thirrne BABEN, okej???

  12. antipod says:

    se kuptoj se pse merreni me keta budalla qe e kane cdo gje ne terezi,shqiptaret ne SHQIPERI dhe KOSOVE kane 1000 halle.ne kombetare vjen ai qe e ndjen veten shqiptar.ne kemi detyrim te falenderojme ata qe kane ardhur te luajne.

  13. lulezim says:

    KY DUKA PO PERBALTET CDO DITE,,,,,,MOS KA ARDHUR KOHA QE KY LLUMI TI THOTE LAMTUMIRE KOMBETARES ,,,,MJAFT EDHE TE TJERE E KANE AKUZU PER RYSHFETE,,,,EDHE KY SI LLUMI POLITIKES ATA E KANE VENE ATY,,,,,KY NA U BO SI PLAKU MERE MJAFT PLAKU MERE TE DOLI TYMI,,,,E BONI DINASTI FEDERATEN,,MJAFT SE KA DHE TE TJERE NE RADHE,,,KA PLAS PAPUNSI E MODHE

  14. shqipja says:

    Ky eshte femije,lereni rehat!

  15. Gora says:

    Ore car mendimi kan disa kosovar,keta thone per inat te dukes ne sdo luajm per shqiperin po Mir me ke doni te luani ju tashi se spo kuptojme?!.

  16. samia says:

    pote me ndegjonte mua personalisht nuk do elejoja as ne tribuna ta shiqoj kombtaren ton se druaj se do infektohet me virusin e papjekuris shqiptarepo mbylleni analfabeta

  17. AQO says:

    pse flisni kodra pas bregu.Ky djale ka lindur jashte shtetit,u rrit e u be futbollist po jashte shtetit.Tani e akuzoni pse nuk vjen te luaj per atdheun.Eshte kollaj ter tregohesh atdhetar I flaket neper komente se……………….Ai eshte akoma femije,cfare atdhetarizmi mund t’i kerkohet?Mos ja fusni kot.

  18. Drenicak says:

    Une mendoi qe Armand Duka duhet larguar sa me qpejt aq me mire .
    Ndersa sa i perket babes se Adnanit ai lidhje me kry nuk kish ai ishte nje rrenacak dhe nuk e kuptova a eshte familjarisht Turk apo shqiptar te gjithe kishi emra Turku .
    E di qe ne Istog nuk ka Turq por ai me befasoi si ka mundsi ti vihet emri Adnan emer pushtuesi.

  19. ik luaj per Sirine,se do paguhesh me shume se sa te luani per ManUnajdet ?

  20. fatjon says:

    o njerz ju nuk e keni kuptua ala se kosovaret jan shqiptar vec kur kane nevoj kam 20 vjet ne europ dhe kam njoftor kaq shum cfar kan ba kosovaret ne zvicerr as serbit nuk e kishin ba … manej cana ka lujt me shqiperin se nuk ka pas naj ofert te konkrete se nuk kishte arll as ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje