Deko: Iniesta e meriton Topin e Artë

17 Tetor 2013, 14:46Sport TEMA

Ish-mesfushori i Barcelonës, Deko, ka lavdëruar Andres Iniestan dhe mendon se spanjolli meriton ta fitojë “Topin e Artë”.

“Iniesta do ta meritonte Topin e Artë. Ajo çfarë ndodh është se e gjithë vëmendja në media shkon te Mesi, për shkak të performancave të tij të shkëlqyera.

Megjithatë, të gjithë lojtarët e kuptojnë se Iniesta është absolutisht i mahnitshëm. Nëse do të duhej ta krahasoja atë me dikë, do të thosha Zinedine Zidane. Andres është fenomenal.

Problemi është se ai ka dy kafshë para tij, Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Pasi nuk mund të mohohet se Kristiano është po ashtu një bishë”, ka thënë Deko për “El Mundo Deportivo”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje