Van Persi përplaset me Mojes

19 Tetor 2013, 16:03Sport TEMA

Që gjërat tek Mançester Junaited nuk shkojnë mirë, kjo gjë tashmë nuk është sekret, duke parë renditjen e ekipit. Por, mediat britanike bëjnë me dije se në klub ka ndodhur një përplasje e fortë mes sulmuesit holandez, Robin Van Persi dhe trajneri Devid Mojes.

Mësohet se Van Persi është i pakënaqur me faktin që Mojes e detyron atë të vrapojë më shumë pa top dhe me faktin se stërvitjet e tij nuk janë shumë tërheqëse, si në kohën e Ferguson.

Për më tepër, Van Persi është revoltuar pse holandezi Rene Meulensteen, nuk qendroi në klub pas ardhjes së Devid Mojes, për të qenë pjesë e stafit teknik.

Mediat bëjnë me dije se Van Persi dhe Mojes janë përplasur ashpër para ndeshjes me Mançester Sitin, çka bëri që tekniku ta linte jashtë ekipit holandezin, me justifikimin e ishte i dëmtuar.

Tashmë situata duket se ka ndryshuar, pasi duket se sulmuesi kryesor për Mojes është Uejn Runi. Ky i fundit ka lavdëruar publikisht metodat e stërvitjes së Mojes dhe për këtë arsye është duke luajtur rregullisht. Van Persi ndërkohë, jo vetëm që ka munguar në disa ndeshje, por tashmë nuk është duke shënuar në vazhdimësi, ashtu siç bënte sezonin e kaluar nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson.

 

2 komente në “Van Persi përplaset me Mojes”

  1. Marini Londer says:

    I thought you little kid inside wanted to play for United . you prick left Arsenal that loved you for a plastic club.

  2. raimond vlonjati says:

    Van Persi di te shenoje gol ,eshte sulmues i shkelqyer
    ndersa Runi eshte lojtar avdall , qe loz me force dhe nuk ka inteligjence fare

    Por megjtihate loja ketij trjanerit nuk po i ecen mire , sidomos ne mbrojte
    i reshton keq lojtaret, ndersa per ate qe i thote te vrapoje pa top , I thote shume mire

    Vetem lojtaret tane , sidmos sulmuesit nuk levizin pa top, por rijne dhe e presin topin tu vije ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje