Januzaj nuk do të luajë për Anglinë... heroi i tij është Cana i Shqipërisë

21 Tetor 2013, 10:55Sport TEMA

Nga Martha Kelner

Daily Mail

 

Ai mund të ketë nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Manchester United, por e ardhmja ndërkombëtare e Adnan Januzajt është akoma e paqartë.

Nëse ai zgjedh që të përfaqësojë Anglinë, që babai i tij e lë të hapur si opsion, do të ishte një surprizë që ai është rritur në Bruksel duke pasur si idhull legjendën shqiptare, Lorik Cana.

Flamuri belg varet nga dritaret e shtëpive në Koekelberg, një lagje e klasës së mesme në Bruksel, ku jeton Januzaj dhe familja e tij, por ishte Cana i Sunderlend, i pari shqiptar që luajti në Premier League, që kapi imagjinatën e tij.

Një mik i fëmijërisë dhe ish- shok skuadre, Jonathan Kinderman, i përgjigjet kështu pyetjes nëse Januzaj mund të përfaqësojë Anglinë.

“Jo, nuk mendoj se do luajë për ata,” thotë ai.

“Ne flisnim për kombëtaret. Ai gjithmonë fliste për Canën. Unë i thoja: por ne kemi Kompany dhe Fellaini dhe ai thoshte: po, por Belgjika është dobët, për shkak se në atë kohë nuk ishim mirë”.

“Tifozët në Shqipëri e njohin që kur ishte 15 vjeç dhe tani që shënoi dy gola, krejt papritur në Belgjikë fansat po mësojnë për të. Ai mund të bëjë histori me Shqipërinë, mund t’i çojë në një turne të mëdha dhe ata do flasin për të për 50 vite me radhë. Sa për Belgjikën, ai mund ta zgjedhë atë nëse do të jetë në një turne të madh, por do jetë një nga lojtarët e mëdhenj që ka Belgjika”.

Ka një element që nuk diskutohet. Se cilën skuadër kombëtare do përfaqësojë ai, ky vendim do merret nën ndikimin e fuqishëm të babait të tij, Abedinit.

“Babai i tij është gjithmonë me të,” thotë sekretari i klubit, Jean Paul Pira.

“Adnani ishte një djalë i këndshëm dhe i mirëedukuar. Në fushë kishte një teknikë jashtëzakonisht mbresëlënëse për moshën e tij. Kishte edhe një mentalitet shumë të mirë. Të gjithë mund ta kuptonin se ishte i veçantë, por babai i tij e mbante atë me këmbë në tokë dhe kurrë nuk e lejonte të ishte mendjemadh”.

Shumë nga ata që e njohin Januzajn, që është fëmijë i vetëm, e dinë që familja e tij nuk do e lejojë që të ketë shkarje në këtë sukses të papritur.

Babai dhe nëna, që nuk është një fanse e futbollit, jetojnë me të në një komunitet të mbledhur në Manchester.

Januzaj vlerësohet për inteligjencën e tij, por nuk mendohet se do studiojë aty, ndoshta nisur edhe nga disa këshilla që ka marrë.

“Ai shkoi për në Manchester një javë përpara se të largohej përfundimisht,” thotë Kinderman. “Kur u kthye, e pyeta nëse kishte ndërmend që të shkonte në shkollë dhe ai më tha: “Sir Alex Ferguson më ka thënë se nëse je i mirë në futboll, nuk ke pse shkon në shkollë”.

*Marrë me shkurtime

26 komente në “Januzaj nuk do të luajë për Anglinë… heroi i tij është Cana i Shqipërisë”

  1. teuta says:

    Ai është shqiptarë dhe nuk do të kishte gjë më të mirë për të se sa të vishet kuq e zi…

    1. Taulant says:

      Ju merrni fjalete nje shoku te Jonuzajt ,pra fjalet e nje cilimiu dhe I vini ne rresht te pare te gazetes!

  2. shqiptari says:

    Ky djali magjik, eshte Belg me prejardhje Shqiptare. Arsyetimi i shokut te tij belg, eshte shume logjik.
    Problemi eshte a e kane ftuar keta te federates?

  3. Drenicak says:

    Federata duhet qe ta largoi Duken jo vetem per rastin Jonuzaj por edhe per raste tjera .
    Une e pash ne nje intervist babajn e Adnanit ai nuk ish nje shqiptar atedhetar sepse nese Duka eshte penges Kombtarja e jone nuk i perket as Dukes e as kerkujt por popullit shqiptar ku do qe jane.

  4. bledi says:

    Nese je i mire ne futboll,nuk ke pse shkon ne shkolle !!!! Ferguson mer kokloqe.

    1. Argita_B says:

      Ferguson ka shume te drejte. Shkolla te formaton ashtu si deshiron shoqeria qe jetojme, pra te kthen ne dele.
      Ka per detyre te te mari nga femije qe je si plasteline e bute dhe te japi formen qe deshiron dhe ka vendosur sistemi pa te pyetur fare nese deshiron apo jo.
      Nese deshiron te jetosh dhe ndihesh i lire duhet evituar shkolla.
      Januzaj me talentin qe ka, nuk do te kete nevoje per diplloma qe te gjeje pune, keshtu qe nuk ka çi duhet shkolla. Sa here ne jete ke perdorur teoremen e Pitagores, apo teorite Ajnshtanit!! Po aq do i duhen dhe Adnanit.

      1. Aldo says:

        Ca thua o terfil,shkolla te jep kulturen dhe edukaten po duket se sa shkoll ke ber. Meqe te vetmet gjera qe mban mend jan anshtajni dhe pitagora,kur t vesh ne hale qe te ulesh dhe te mendosh per shkollen tende shikoje pllaken e cepit te dyshemese,nqs nuk do kishte pitagore,haleja jote do ngjante si rruget qe shtrin lulushi&co. Ah po cte thuash ty o njaziii

  5. kosovrasti says:

    nuke pajtohem me drenicakum…..une e kuptoje plotesishte babin e j..duka ne opinion eshte shpreh shume keqe nese nuke done le te luajne per serbine..nuke ka fjali me poshtruese se kjo per nje shqipetare prej kosove ase edhe nje here babai nuke tha qe nuke done te luaje per kombetare..pore tha me ndrru duken e dukanat per rrethe redi jupine…

  6. Keli says:

    Futbollist magjik.Besoj se vitin tjeter kur te mos luaj januzaj do thone:ishte dobet MU se nuk lozi Januzaj.Pra do behet peshembajtes ne ekip.
    Dikush duhet t’ja sqaroje te atit se Duka sot eshte,neser jo,Flamuri kuq e zi nuk do shuhet.
    Shifo do njihet dhe do duhet me shume se Januzaj nga belget cfaredo qe te beje ai,ne Shqiptari do jete 1 pergjithmone….dhe do I ngreje emrin shqiptareve

  7. lejeni djalin te luaje per ke te doje,se nuk eshte prone e juaja,ka prind

  8. Zig Zag Man says:

    Po pati idhull Canen eshte vk, nuk bo..

  9. jam shum dakort me ato qe tha drenicaku ,kombetarja i perket gjith popullit .eshte shum e thjesht te shfajesohesh sic jane shfajesuar shum te tjere duke thene se duka eshte mafios .sa per babain e jonuzajt ,ai kerkoi njerez profesional per kete pune dhe un i them atij me dekleratat qe beri,i pari nuk ishte ai profesional me ato qe tha ,njeri i mir por shum pak per tu justifikuar.fundja me kombetaren duhet te luaj ai qe e ndien veten shqiptar e bir shqipetari .per te tjeret shaqir ,berham e me shok bejm edhe pa to .tungjatjeta.

  10. Desaret says:

    Në Shqiperi ka shumë arrogantë dhe të papergjegjshëm,nje nder ta është dhe Duka!Januzaj ka të ardhmen perpara dhe do te dijë t’i sherbejë Shqiperisê edhe nese merr tjetër drejtim futbollistik.Ai nuk është mendjemadh si shumë nga ne, qe arrijmë një shkallë të “pallatit” dhe mbetemi aty…kujtoni skuadren tonë me “pordhet” e mundsisë per shkuarje ne Brazil…dhe mbeten ku kishin qënë,nga mendjemadhësia dhe drejtimi i Dukes!

  11. bato says:

    Kudo qe te luaje, une i uroj suksese sepse po shkelqeu ne bote, ne do jemi krenar qe ka gjak shqiptari. Hesapet i ben vet djali sepse po maturohet dite pas dite. Edhe po erdhi, edhe po nuk erdhi me kombetaren tone, ne perhere do jemi ne vendin e parafundit. Me Duke e Konte ne krye te federates, qe federojne ata qe japin miliona nen dore, nuk mund te kete sukses fotbolli shqiptar. As me Januzajn, as po luajten bashke Ronaldo, Mesi e Runi.

  12. enea says:

    Ama Canen ka idhull ky?

  13. skorpionsi says:

    me canaj e ke prish muhabetin…..ai eshte eshte nje showman, vetem futbollist nuk mund ti thuash..sa per ty, urime e sa me lart

    1. Taulant says:

      Canaj eshte nje atdhetar I rralle…Diskutimet si futbolist hane gjate.

      1. E verteta says:

        Eshte atdhetar, prandaj nuk vajti ne Argjentine me kombetaren dy vjet me pare ?
        Shkoi dhe Messi nga Spanja atje per te perfaqsuar vendin e tij ne nje ndeshje aspak te rendesishme miqesore, kurse byt… e Canes e ca te tjereve, nuk shkuan…
        Ky eshte atdhetarizmi ?
        A po, harrova ka nje tatuazh me shqiponje

  14. arif aliu says:

    Suksese shendet dhe eshte mire te mos e marresh si dicka te lehte ,puno persosu dhe luaj per ke te dush se je i joni respekte Ju dhe familjes

  15. zoro says:

    u befshe ci canaaaaaaaaaaaaaa ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  16. ardian paja says:

    Lorik Cana ne emer te Armando Dukes takon talentet e rinj me origjine kosovare neper bote te cileve ua ka marre mendjen gjithe propaganda e genjeshtert pro -shqiptare qe behet me leket e droges te kontrabandisteve shqiptare neper bote(per ti pastruar pra…) dhe ky ,pra Loriku i genjen te afrohen te kombetarja skandaloze e Shqiperise..Kjo si fillim pastaj baballaret e ketyre cunave do te duhet ti paguajne Dukes dhe Lorikut nje shume prej pese mije eurosh para thirrjes per cdo ndeshje,me miratim dhe heshtje te plote te trainerit te radhes te Kombetares,perndryhse lojtari,viktime nuk mund te ike me per te luajtur me kombetare tjeter…Kete ne Tirane e dine te gjithe,tere mediat dhe tere bota e futbollit por nuk e paska mesuar kjo kurva e vogel,ky palogazetari qe shkruan brockulla te tilla..Per fatin e mire te Jonuzajt babai i tij eshte i zoti dhe i zgjuardhe nuk e merr me qafe te birin ne emer te endrrave te vdekura nen modelin e ri shqiptar “Dum Baben ” …..

    1. Alby says:

      injorant….sa leke ke marre te hedhesh balte?

  17. tomas says:

    eshte e kuptyshme pse kryesoret e federztes. duka nuk shkon tebisedoj vet sepse nuke ka pazare lekesh ose euro z.duka tregoje veten qe nu je i korruptuar shko e takoje z.abedin januzaj dhe fol mete si shqiptari shqipaarit apo nuk e ule hunden ti.

  18. nezo says:

    amani ! ore ! cbeni keshtu se e bete kete jonuzajn sikur te jete PELE, MARADONA, RONALDO i brazilit MESI ,RONALDO i tanishem, apo SKENDERBEU i dikurshem ? Po nje tetembdhjete vjecar eshte, sdihet si do veje me tutje forma e tij sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje