Shqipëria sportive dhe morale… ç’ka qenë, ç’është, e ç’do të bëhet

21 Tetor 2013, 14:35Sport TEMA

Nga: Tifozat Kuq e Zi

Një gazetë çeke në vitin 2004 kishte si titull: “Hapet kinemaja e parë në Shqipëri”. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite kjo gazetë nuk mund të dalë me titullin e një suksesi tjetër si “Hapet stadiumi i parë në Shqipëri”, e aq më pak “Shqipëria kualifikohet në Botëror”. Si çdo fund eliminatoresh – sikur të ishim në një ënderr të keqe nga e cila nuk zgjohemi – gjendemi në vendin e parafundit!

Shkrimi në vijim është përmbledhja e Tifozave Kuq e Zi mbi këto eliminatore, eliminatoret e ardhëshme dhe zhvillimin e sportit në tërësi. T’ia fillojmë nga ndeshja e fundit…

O sa keq me qenë Shqiptar!

Fillimisht ai kishte kërkuar që të luaj për Shqipërinë, disa vite më parë. Fotografia lart është nga takimi jonë me Behramin atëkohë, kur na siguroi se zgjedhja tij ishte Shqipëria dhe kur FSHF kishte shpenzuar mijëra euro duke paguar avokat për t’ia bërë të mundur një leje speciale nga FIFA që të luaj për kombëtaren tonë… deri sa erdhi momenti kur Zivcra u kualifikua për në Kampionatin Botëror (Gjermani 2006) dhe Behrami ndërroi mendje, duke lënë Shqipërinë e ju bashkuar Zvicrës. Një vendim që – siç thotë ai – ç’do herë do ta kishte përsëritur. Nuk është kjo tradhëti? Mashtrim? Sinqerisht, kërkoni të duartrokasim Behramin kur ai luan kundër nesh, Shqipërisë? Kur na shënon gol dhe na ulë poshtë për të ngritur Zvicren lartë?Shokë tjerë të tij thonë se nuk janë thirrur zyrtarisht në Kombëtare dhe në të njejtën fjali thonë se vetëm Lorik Cana i ka kontaktuar. Pra ky nuk qenka një kontakt zyrtar nga kapiteni i Kombëtares?

Te tjerë, si lloji i Sotiris Ninis thojn se nuk janë shqiptar dhe kanë ndërru edhe emrin. Këtu nuk ka vend për diskutime, se duhet “vënë në balle një vulë të madhe prej tradhëtari”.

Kur Ninis të vijë në Tiranë do t’i dëgjoj përshëndetjet e merituara nga tifozët.

Ka pasur polemika dhe akuza të shumta ndaj tifozëve për përdorimin e fjalës “tradhëtar”. Duam t’ua kujtojmë se ne nuk e kemi zbuluar as fjalën e as tradhëtinë.

Përkufizim i fjalës tradhëtar: Një person që nuk është besnik ndaj kombit, parimit, mikut.

Po ju duket fjalë e rëndë, në kohën kur kemi probleme të tjera shoqërore, politike dhe ekonomike, kur kemi edhe njerëz në pozita të larta që me veprat e tyre antikombëtare e meritojnë poashtu emërtimin tradhëtar. Si doni t’i thuani këtyre lojtarëve të Zvicrës, Finlandës, Norvegjisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi? Përjashtim bëjnë ata që bëhen grek, për të cilët nuk asnjë ka dillemë. Nuk doni t’i quani tradhëtar? Doni t’i quani oportunista?

Përkufizimi i fjalës oportunist: Një person që i adaptohet gjendjeve përkatëse për të nxjerr avantazh; oportunizmi njihet si veprim joparimor dhe pa karakter.

 Sa kushton shpirti?

Fitimi në këtë rast është të luash në ndonjë Kampionat Botëror apo Europian. Këta nuk kanë vendosur për Zvicrën as për shkak se e ndjejnë veten zvicran, as për shak të parave, as për shkak të mirënjohjes ndaj shtetit në të cilin janë rritur dhe as për shkak të Federatës Shqiptare (jo se bëjmë avokatin e kësaj të fundit)… por vetëm për të nxjer një avantazh shtesë. Për këtë i’a kanë kthyer shpinën kombit të vet. Gjëja më makabre në këtë është se, po të kishin luajtur për kombin e vet, me siguri që Shqipëria do të kualifikohej në Botëror dhe jo Zvicra. Ata do të bëheshin legjendat e kombit duke hyrë në histori si ata që quan Shqipërinë për herë të parë në Botëror, dhe jo thjeshtë përfaqësuesja e radhës e Zvicrës që kualifikohet. Dhe gjithashtu, këta kishin për ta kënduar Himin Kombëtar me krenari, ashtu si thonë se e ndjejnë veten shqiptarë, e nuk do të heshtnin ashtu si po heshtin kur ata pak shokë zvicëran që ka kombëtarja e Zvicrës këndojnë hymnin e tyre me krenari.

Por… ky është çmimi i shitjes së shpirtit. Ne nuk i kemi faj.

Shqiptaria është më e madhe se Republika e Shqipërisë!

Ka hala njerëz këtu, që nuk duan t’i quajn as tradhëtar, as oportunista? Po së paku a pajtoheni se janë kundërshtar, sepse luajnë kundër neve dhe mundohen (dhe arrijnë) të na mposhtin flamurin? Pra këtu nuk ka vend për mirëkuptim, e as nuk ka vend për përçarje. Nuk mund të i’a mbajmë anën Zvicres kur luan kundër Shqipërisë pse po luakan 6 shqiptarë nga Kosova aty. Vërtetë kaq shpejt keni harruar se në Kombëtaren tonë luajn më shumë shqiptar nga trevat e Kosovës se në kombëtaren e Zvicres? Dhe këta luajn për ngjyrat kuq e zi.

Sikur ata, që kanë vendosur kundër kombit dhe Kombëtares së tyre, secili mund të vendos për vete se çfarë emërtimi do t’u jap këtyre, por sigurisht se patriot dhe krenari shqiptare janë më të papërshtatshmet të mundshme, sepse këtë shancë e kanë humbë vetë.

(B)analistat dhe fejsbukistat!

Paraja fitohet nëpër klubet perkatëse. Aty kanë rrogat, aty kanë punën, aty janë milionera shumë nga futbollistët. Të luash me Kombëtaren është privilegj. Kurrë nuk do t’i kërkonim dikujt që të rrezikoj mirëqënien e tij private dhe familjare, siç mendojn disa. Nuk do e ftojmë askënd ta lërë Bayernin dhe te luaj në Prishtinë apo Tiranë. Ndryshe është në sporte të tjera. Majlinda Kelmendi duhet të financohet nga shteti apo federata për të mbijetuar. Nëse shteti jonë nuk është në gjëndje apo nuk dëshiron që ta përkrahë një sportiste të tillë, lirisht le të garoj nën ndonjë flamur tjetër dhe sërisht do t’a ketë përkrahjen tonë gjithmonë, derisa nuk vendos për Serbinë apo Greqinë.
Kush jeni ju, Tifozat Kuq e Zi, që gjykoni futbollin dhe sportin kombëtar?

E kemi fituar këtë të drejtë që prej vitit 2003 rrugëve të Evropës ku kemi ndjekur Kombëtaren dhe ku kemi fituar admirim dhe përmirësuar imazhin e shqiptarëve, e dokumentuar kjo nga shkrimet në gazetat e huaja, raportet e policive europiane, vlerësimet e UEFA-s e kështu me radhë, me gjithë humbjet e shumta në fushë.

E kemi fituar këtë të drejtë në baltën, shiun dhe pisllëkun e një “stadiumi” që është turp të quhet i tillë. Ku kemi qenë prezent në çdo ndeshje edhe kundër Kazakistanit,  Luksemburgut, Moldavisë,  e jo vetëm kur vijnë yjet e Bayernit, Realit dhe Juventusit.

E kemi fituar kur jemi rrahur nga policia për mos të na lejuar të hapim koreografi  kombëtare, sikur harten e Shqipërisë së vitit 1912, derisa në preambulen e Kushtetutës së Shqipërisë thuhet qartë…

”Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”!

I kemi parë të gjitha, kështu që nuk kemi nevojë për turistat dhe moralistat e Facebook-ut, që kurrë nuk kanë parë ndeshje të Kombëtares në stadium dhe të cilët – po t’i kishim fituar dy ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën – në ndeshjen e fundit me Zvicrën ishin bërë “super patriota”.

Ne nuk pretendojm ta ndalojmë asnjëri të në kritikoj, të ketë mendim ndryshe etj etj, por nuk pranojm që padrejtësisht të hudhet baltë mbi ne.
O sa mirë me qenë shqiptar!

 Jemi ne që kemi bërë realitet bashkimin kombëtar. Jemi grupim mbarëkombëtar, me përfaqesues dhe anëtar në të gjitha vëndet e botës, vëllezër e motra nga Shqipëria, Kosova, Malësia, Ilirida, Kosova Lindore; në Evropë dhe Amerikë, të cilëve zemra i rreh “kuq e zi” dhe të cilët nuk pranojnë të ekzistoj flamur tjetër dhe ngjyra të tjera për shqiptarët. Në Facebook kemi asnjë më pak se 252.000 përkrahës. A dini ndonjë grupim tjetër të tillë…?!

–   mbarëkombëtar dhe i pamvarur,

–   që të gjitha vendimet i merr bashkarisht,

–   qe kurrë nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë parti politke,

–   që nuk i nënshtrohet asnjë organizate tjetër,

–   që ju ka bë ballë shumë ndikimeve nga jashtë,

–   që promovon vetëm e vetëm vlerat shqiptare

Të fundit në univers!

Politikanët janë të fundit në univers që mund të na gjykojnë! Ju jeni tradhëtarët më të mëdhenj të këtij vendi dhe kombi! Nëse tani e ndjeni vetën se u jemi drejtuar juve, atëherë kem dergu mesazhin në vendin e duhur. Një pjesë e madhe e fajit për gjendjen ku ndodhet sporti në trojet shqiptare bie mbi ju!
As stadium, as shqiponjë, as federatë!

Kryeministri Rama ka deklaruar se “nuk ka para për stadium në kohë krize”. I bëjm thirrje t’a rishikoj këtë qendrim. E dijmë se në Shqipëri ka njerëz që kanë para, pra nëse shteti dhe federata nuk mund t’a financojnë këtë projekt, të bëhet një plan se si mund të financohet së bashku me investitor. Apo prisni që UEFA t’a financojë tërësisht dhe t’a merrni të gatshëm pa e luajt asnjë gisht?

Në 23 vjet demokraci nuk është ndërtuar asnjë stadium. Stadiumi është prej gurit dhe nuk zgjedh problemet tjera, por edhe stadium duhet he mallkuar qoftë. Por ku janë edhe investimet tjera për sportin gjatë gjithë këtyre viteve?  Ne edhe shqiponjën duhet ta merrnim mercenare.

Ku është puna me të rinjtë?  Ku është ndonjë koncept i zhvillimit të talenteve të brendshëm, si në Shqipëri, ashtu në Kosovë?

Kemi 23 vjet demokraci në vend të parafundit. Dhe kësaj radhe me një grup dhe kundërshtarë që nuk vijnë më.

A ka ndonjë analizë të situatës?

A ka ndonjë plan aksioni si rezultat i ndonjë reflektimi mbi rezultatet e dobëta?

A ka ndonjë plan për investime, ristrukturime?

A ka synim dhe pasojë në rast të mosarritjes nga trajneri dhe federata per eleminatorët e ardhmshme?

Nëse jo, është e pakuptimtë të vazhdohet me federatën si të tillë.

Kujt i takon Kombëtarja?

I kuptojmë kritikat ndaj organeve përkatëse. Të njejtat i kemi edhe ne. Por kombi nuk është i kryeministrit dhe kombëtarja nuk është e kryetarit të federatës. Është tmerr të dëgjosh në televizion një kryetar federate t’i thotë një të riu 18 vjeçar supertalent, “nëse ndjen veten serb, të shkoj për Serbinë“. Është një arrogancë e pavënd dhe e pakuptueshme. Kombëtarja nuk është pronë private.

Njëkohësisht na vjen keq kur dëgjojmë se për shkak të një zyrtari të federates të jenë mbyllur dyert për një supertalent sikur Adnan Januzaj. I bëjmë thirrje babait të tij, Abedinit, të mos i dënoj miliona shqiptarë për deklaratën e një njeriu të vetëm. Vendimi është i familjes Januzaj dhe do jetë vendim kyç, jo vetëm për Adnanin, por edhe për shumë “Adnanë” të tjerë, qe do kenë një shembull të atdhedashurisë dhe që do të gjejnë lojtar cilësor në Kombëtare për t’iu bashkangjitur, do të gjejnë shpresën dhe mundësitë reale për t’u kualifkuar edhe ne së shpejti për ndonjë kampionat. Lojtarët i kemi të shumët, vetëm duhet të vendosin të luajn për kombin e vet e jo për të huajat. Pra kush e ka dëshirën të luaj për vendin e vet, nuk besojmë se duhet të ndalet për shkak të një emri të një federate apo të mosmenaxhimit të tij, por të vendosi për kombin e vet për shkak të 10 milionë shqiptarëve që do t’i bejë të lumtur.

Në anën tjeter, nëse dikush akuzon se i janë kerkuar para për të luajtur në Kombëtare, le t’i tregojë emrat. Ne do ju mbështesim, edhe nëse për këto shkaqe luani për kombe të tjera. Por duam fakte, jo fjalë. Me këtë rast do shpëtonte të gjithë shqiptarët, që kriminelëve t’ua tregojmë vendin e merituar, burgun!

Një Komb, një Kombëtare, një ligë e përbashkët!

 

Ka kohë që kërkojmë qe të merret me seriozitet mundësia për një ligë të përbashkët. Nëse Prishtina luan kundër Tiranës, Gjakova kundër Korçës dhe Shkodra kundër Llapit… do ketë shikueshmeri më të madhe, do ketë cilësi më të madhe, do ketë para më shumë. Kështu i hapet rruga investitorëve dhe zhvillimit.

Pse nuk organizoni një tryezë të rrumbullakët me ministritë, federatat dhe klubet përkatëse nga Shqipëria dhe Kosova? Provoheni njëherë. Punoni diçka. Mundohuni pak.
Në OKB flitet për imazhin e keq që ka Shqipëria nëpër botë. Përparimi në sport e kthen investimin si përmirësim të imazhit më shpejt, më mirë dhe me kosto më të ulët se çdo fushë tjetër. Me gjithë respektin për artin dhe kulturën, sporti prek shumë më tepër njerëz dhe sidomos gati të gjithë atë grup mazhorancë që “informohet” nga filma dhe stereotipet e filmit “Taken”.

Kroacia menjëherë pas shpalljes së pavarësisë të gjithë buxhetin art, kulturë, sport e investoi në sport. Nëse realizohen pikat më sipër, rezultati do të jetë më i mirë dhe më i shpejtë se shembulli kroat.

Ne ende besojm!

Një lutje drejtuar mediave!

Shpesh herë, për mos të thënë gjithë, i degjojmë komentuesit në televizion dhe lexojmë shkrimet e gazetarëve, ku lojtarëve nga Republika e Shqipërisë i referohen sipas vendit prej nga vijnë, pra shkodrani, tiranasi e kështu me radhë, por gjithë të tjerët i quajnë kosovarë. Ju lutemi sinqerisht, që mos t’a bëni këtë ndarje, por t’i mësoni vendet prej nga vijnë … pra gjakovari, prishtinasi, shkupjani.
Le ta din gjithë bota e mbarë, se Tifozat Kuq e Zi çdoherë do jenë shqiptarë!
Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë me punë, siç e kemi dhënë çdoherë.

19 komente në “Shqipëria sportive dhe morale… ç’ka qenë, ç’është, e ç’do të bëhet”

  1. Futbollisti says:

    U lumt o TIFOZA KUQ E ZI. Edhe une mendoj qe gjith shqiptaret jane me ju dhe me kombetaren tone, sa do e dobet qe ajo ka qene, eshte dhe do te jete.

    Ama cfare keni me ata djemet qe luajn me Zvicrren? Ata jo vetem nga pashaportizimi, por edhe nga shteti, simbolet, bindjet etc. i perkasin nje vendit tjeter dhe jo Shqiperis. Ata ne ndeshjen e fundit te Zvicrres me Shqiperin ma se ishin per here te pare ne Tirane! Shteti i Kosoves po ashtu qe nuk eshte Serbi, po ashtu nuk eshte as Shqiperi. Hartat utopike qe gjith shtetet e Ballkanit i kane jane pa vlere ketu.

    Pra leni ata djaloshet te luajn me vendet dhe kombet e tyre. Mua personalisht ata as nuk me nderojn, as nuk me fyejn, per arsye se nuk kan te njejtin identit si une. Perkundrasi cuditem kur disa politikan dalin ne skene, dhe mendemedhohen, qe ata lojtar ne Brazil do luajn dhe per ne… JO, ata do luajn per Zvicrren, Kosoven etc. por jo per Shqiperine.

    E CUDITSHME!!!!

    1. Fiqua says:

      Bravo,jam shume dakord me ju,e lexova gjithe shkrimin me nje fryme,shqiptaret kane nje flamur dhe ate duhet te perfaqesojne dhe me ate flamur duhet te ndihen krenar!!!!!!!!!!!!!!

  2. skypetari says:

    eeeee kur je shqiptar , nuk di se ckerkon! kur je shqiptar flet shume! kur je shqiptar te pelqen vetja jote! kur je shqiptar ke qejf ti shkosh kundra cdo gjeje(edhe kur esht e drejte)….. DJEMA(tifozat kuq e zi) vazhdoni rrugen tuaj e mos ngjoni asnji, se shumica e atyre qe ju kundershtojne as nuk kane qene noj here ne stadium e as kane pare futboll(vetem nese i eshte imponuar nga shoqeria)….. te jesh tifoz futbolli eshte natyrale dhe shume zbavitese(2 ore zgjat e gjithe euforia, pastaj jeta vazhdon sic e ke ne reale) kurse te jesh tifoz partie nuk eshte natyrale dhe zbavitese , por eshte rrezikshme per gjithe njerezit qe te rrethojne…. prandaj shumica jane tifoze te dores se dyte(dnth partiak) kujtojne se ata futbolliste te famshem ”shqiptar” (as qe jane) do i japin vendit njohuri ne mbare boten…. jo more tru thare joo, as Zidane e as Ibrahimovic nuk ”pasurojne” Algjerine dhe Bosnjen por Francen ….. u zgjata pak si shume , por edhe dicka per kto qe nuk marrin vesh se cfare te jesh tifoz futbolli, David Beckham u kthye pas shume kohesh te luaj kunder Manchesterit me Real Madridin , para se te vazhdoje loja te gjithe e duartrokiten , disa edhe qanin , por ne momentin qe vazhdoje loja ai u fishkellye ne topin e pare qe i erdhi ne kembe dhe gjate gjithe lojes sa here qe prekte topin, sepse thjesht ishte kundershtari i tyre per 90 min. prandaj tifoza partish, kuptojini tifozat e futbollit .une nuk jam pjese e grupit Tifozat kuq e zi, por jam tifoz futbolli dhe gjithmone tifoz i kombetares Shqiptare. TUNG

  3. ylli rks says:

    Letra me te vertet ashte prekse, pergzime! Ajo qe del nga zemra edhe hyne ne zemr. Ashte e pa pranushme se si ne redaksit e lajmeve, nuk permenet qyteti po…, rasti ma i keq dhe i papranueshem ashte Mqedonia,se kur po i referohet Kosoves po shkon dyqysh (ahet). Sa i perket talenteve neper shtetet e ndryshme, gjanat jan ma tkomplikume se sa sa menona htetit ku Jeton dhe shtetit nga i cili e ki prejardhjen, nese shteti ku Jeton te kerkon per te perfaqsuar dhe refuzon ate, veq mos me dal ne rruge tani, se fyrjhet dhe diskriminimi ashte per te gjith ata qe e kann te njejten perkatsi me ate(lojtarin) Te jetosh jashte shtetit duhet me qen i vokt (Diplomatik) Tan popujt nbote jane me nacionalista se sa ne shqipetaret menojm… Une ne Gjermani jetoj, por veq kush rren, se do gjana skan pardon, se ligji tyne nuk e shf diskriminimin dhe diferencimin e lere ma shqipetart qe nuk kann me qka mburren atje(hajni, drog, prostutucion & co.) Perfund, veq shifni ministrat e kryeministrat si i trajtojn, ata e permbushin protokollet dhe ne ate e shohum, po gjanat exstrem mos perfillje jan. Maxhupet qe i kini ne Tiran, si ju duken? raportet keshtu jan me neve ne Europe!!!

  4. elton UAE says:

    bravo e perkryer. me te vertet shume bukur

  5. toni says:

    Me pjesen “te fundit ne univers” pershendes Erion Brace dhe Sali Berishen.

    Bravo Tifozat Kuq e Zi krenaria kombetare

  6. Vallahi pen mo tbukur dhe atdhetare nuk kam lexu, ju he cuna na boni i ner hyini politikes hallall shum shkrim i vertet dhe i qellum.

  7. leon68 says:

    Ju lumte per kete analize te thelle dhe emocionuese. Forca Shqiperia

  8. Krenar qe ju kam shoke,miq e vellezer. Ju garantoj qe TKZ-e eshte projekt afatgjat!

  9. fieraku 71 says:

    Jo vetem komentatoret sportive por edhe ne lajme te tjera thone kosovari,
    (top chanell,klan ,tvsh etj)jo shqiptari nga prizreni per shembull u arrestua ose u aksidentua ose u dekorua etj.Ata jane shqiptare more te mjere nuk u ve dot kombesi tjeter edhe te doni,flasin shqip jeni te rrethuar.

  10. MUQo says:

    Ja edhe nji shembull sesi evoluon folklori shqiptar
    Nji gjini e re ka lind,
    Esht folklori sportiv,me sakt folku futbollistik.
    A jem apo jo popull folklorik ?
    Dasma folklorike
    Fjalime folklorike parlamentaresh folklorista malesh.
    Edhe lirin e pavarsin nuk e fitojm me luft si gjith bota por me daulle e ciftelija
    Tashi na dul teorija qe do bojm shtet duke bo tifozllik futbjolli!!!
    Japi shqiptar,bneri daulles si Mziu,se kshtj i ke ra tan kohnave
    Bjeri gajdes gajdexhi
    Dhe daulles more Mzi
    Se keshtu do bajm shqipni….i…iiii….hi…hiiiii..hi.hi..hi..hihihiiiiiiiii

  11. albani says:

    Nje shkrim shume super alla shqiptarce si themi ne nga fshati , eshte e vertet nje njeri qe nuk nderon simbolet e kombit te tije quhet thjesht tradhetare.

  12. arbeni nga tepelena says:

    respekt.nuk kam asgje tjeter per te thene vec se nje femije i lindur ne emigracion dhe per vite dhe ndoshta dekada ne rast se eshte i edukuar nga familja per gjakun e flamurin kuqezi(si femijet e mi)dhe shum te tjere zgjedhja eshte kuq e zi.

  13. ardi says:

    bravo ju lumte per kete leter.le te dali erjon brace dhe ti kundershtoje po te doje se ai na u ofendua shume.KUQ E ZI pergjithmone

  14. Peking says:

    Nje analize shume e goditur dhe nuk ka si te jete ndryshe E kam ndjekur emisinin opinion kur flitej perTalentin Jonuzaj
    Te Jem i sinqerte qe sa here e shoh apo lexoji per te djej nje emocion te pa pershkuar .Por nga Ana tjeter nuk mund qe ta imagjinoj se si drejtusi me I larte i federates te shprehet ne ate menyre arogante dhe pa as nje lloj etike qe ka of enduar jo vetem. Talentin dhe familien e tij por te gjithe Shiptaret kudo ne tojet qe jetojne .
    Te behemi dhjete million Shqiptare me ne krye. Adnan Jonuzaj me moto. Duka. Shporu

  15. muzapopullore says:

    Jeni konsultuar me agraristin nga Shijaku Duka nese ai eshte dakort te bashkohen dy federatat? Duket qe autoret e letres do kene kaluar nga zyra e tij… se ndryshe do te ishte kerkesa e pare qe duhej te artikulohej. “tradhetari” i vetem eshte mafiozi me publik bythderri Duka ……dhe tifozat kuqezi sarrijne dot ta shohin! Cudi

  16. ti bim te drejtes ne ball, jane gazetaret ata qe perkrahin keto pseudo shqiptare qe luajne me kombetare te tjera thjesht per percarje, dhe shumica vin nga shqiptart e kosoves.Kaq dhe pike.TE perfaqesosh Shqipnin ka vetem 2 fjale, O me ne O kundra nesh sic i takoi te luante Shalqiri & CO.

  17. altin says:

    Me te njejten llogjike sic perpiqen te na bindin qe shqiptaret e kombetares te zvicres kane te drejten e tyre te zgjedhin zvicren, edhe Mesi duhet te luaje per Spanjen e jo per Argjentinen se e kane marre spanjollet qe femi.

    Cudi sa internacionaliste qenkan shqiptaret!! me shume edhe se cdo komb tjeter!!

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Çdo gje mund te jene,vetem shqiptare nuk jane !
    Do na benin nder,po te mos e mbanin shqiponjen.
    Zotrinje mbani simbolet zvicerane,nuk perfaqsoni kombin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje