Mesfushori me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, ka shënuar një super gol në ndeshjen e djeshme mes Kristal Palas dhe Fulhem.
Ai ka shënuar në minutën e ’19 një gol alla Van Basten, duke i dhënë ekipit të vet barazimin momental, ndërkohë që ndeshja ka përfunduar 1-4 për Fulhem.
Trajneri i Fulhem, holandezi Martin Jol, ka lavdëruar Kasamin, duke thënë se goli i tij është më i bukur dhe më i vështirë se goli i famshëm i Van Basten në finalen e Euro 1988 kundër Bashkimit Sovjetik.
“Goli i Van Bastenit ishte voleja më e mirë në histori, por ai e bëri atë me një prekje, Kasami fillimisht është dashur ta ndalte topin, pastaj të godiste me këmbën e tij të dobët. Kurrë më parë nuk e kam parë duke e bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai.
WOW ! Ca goli qe beri shkerdhata –Bravo ! Great Goal !