Hasi: De Biazi e meriton rinovimin e kontratës, ka ndërtuar ekip me të ardhme

21 Tetor 2013, 14:50Sport TEMA

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka bërë ndonjë hap para sa u takon rezultateve të arritura. Në eliminatoret për Botërorin “Brazil 2014” doli e parafundit (5) në grup. E parafundit kishte dalë edhe në dy ciklet e kaluara, atë për Europianin e vitit 2012 dhe për Botërorin e vitit 2010. Megjithatë, trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, po vlerësohet për punën që ka bërë në dy vitet e fundit. Ai vlerësohet për afrimin e një numri të madh të lojtarëve të rinj.

Shumica prej të afruarve nga De Biazi janë shndërruar në elementë kyç të lojës së Kombëtares. Një pjesë e mirë e lojtarëve që janë afruar në Kombëtare në dy vitet e kaluara, pritet të kenë fjalën kryesore te Shqipëria në ciklin e ardhshëm eliminator, atë për Europianin e vitit 2016. Nëse atyre u bashkohen edhe shqiptarë të tjerë që po bëjnë karrierë të suksesshme nëpër Europë dhe që ende kanë të drejtën të luajnë për Kombëtaren, atëherë vlerësohet se Shqipëria mund të krijojë përfaqësuese për t’u kualifikuar për herë të parë në një ngjarje të madhe të futbollit.

“Shqipëria më ka pëlqyer pa masë se si ka luajtur në këtë cikël eliminator. Në fund humbi ritmin, por ka pasur shumë gjëra pozitive. Është krijuar ekipi, edhe pse kjo nuk ishte e lehtë pas largimit të shtyllave të Kombëtares si: Lala, Skela e ndonjë tjetër. Ata janë zëvendësuar shumë mirë dhe është ecur para. Puna e De Biazit ishte shumë pozitive. Ai ka krijuar bazën e përfaqësueses, ka material që të punohet në vazhdim dhe të bëhen hapa para. Është një përzierje e mirë mes lojtarëve me përvojë dhe atyre që janë afruar së fundi e që do të përparojnë edhe më shumë në ciklin e ardhshëm. Tani në Kombëtare ka zgjedhje të mjaftueshme të futbollistëve”, – ka thënë Besnik Hasi për “Kohën Ditore”.

Hasi është ndihmëstrajner te gjiganti belg Anderleht, ndërsa ishte pranë që të marrë drejtimin e Kombëtares dy vite më parë. Hasi ka luajtur rreth 50 ndeshje për Shqipërinë. Shqipëria asnjëherë nuk është paraqitur në një ngjarje të madhe futbolli, Botëror apo Europian.

6 komente në “Hasi: De Biazi e meriton rinovimin e kontratës, ka ndërtuar ekip me të ardhme”

  1. raimond vlonjati says:

    Ne jemi nivel i ulet ne cdo aspekt __Nuk kuptojme dot se nje sharlatan si De Biazi eshte injorant futbolli

  2. tea says:

    Edhe per mua de Blazi e meritonsnte nje [email protected] te dure.rritje rroge do ishte shume por pas ka qene tranjeri me puntor dhe i sukseshem

  3. "BALASHI" says:

    Patjeter duhet De Biazi. Ka bere ekip dhe ka rezultate, per vendin pa stadiume qe drejton. E keqia nuk eshte trajneri, por presidenti i çimentuar atje.

  4. Rama says:

    Po lene ate pepinon e dreqit me gjithe Bulkun. Ma mire kishe ardhe ti. Kishe bo ca plane afatgjate dhe punoje me klubet te rindertoje akamedite e te rinjve. Plus ti e njef shqiperine o Besnik jo ai

  5. Jimmy A.G says:

    Vendin e parafundit e kemi te garantuar ne edicionin e ardhshem. Perse te mos bejme ndryshime? Tare ne krye te Federates edhe Hasi traineri kombetares! Tifozat Koq e Zi duhet ta ngrene zerin. Ti bejne nje peticion federates ku ti kerkohet doreheqja e ketyre qe kane drejtuar deri tani. Jo se jane te korruptuar edhe I shesin ndeshjet, por thjesht nuk dine te punojne per nje kombetare qe mund te quhet kombetare.

  6. raimond vlonjati says:

    De Biazi ka rezultate, se e saldoi komebtaren tone ne vend te parafundit ne grup

    Kemi 20 vjet qe hedhim renje ne vend te parafundit

    Por me pare kemi pas fat te keq se jemi ndeshur me ekipe super te forta si Gjermani, Holland etj
    ndersa kesaj radhe ishin ekipe karagjoze ….dhe ne prape ngelem te parafundit

    Ne fakt ,Cudia nuk eshte pse De Biazi pas atyre humbjeve skandaloze qendron akoma si trajner,
    por si ka mundesi qe ne keto kohe moderne , tifozat shqiptare bashke me specialistet e futbollit tone
    kane nje nivel skandaloze te ulet …qe nuk harijne te kuptojne se DE BIazi
    eshte nje deficent futbolli , dhe se lojtaret tane
    ne disa ndeshje nuk kane lozur mire me qellim…

    Eshte e turpeshme te jesh ne mes te Europes dhe te kesh nje nivel te te perceptuairt te gjerave kaq shume te ulet sac e keni ju o shqipot e futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje