Ergys Kaçe, drejt Çelsit të Hoze Murinjos. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke (sportday.gr), të cilat saktësojnë se dy ditë më parë presidenti i PAOK-ut, Ivan Savides, zëvendëspresidenti Zisis Vrizas dhe anëtarja e bordit drejtues të këtij klubi Maria Gkontsareva (e konsideruar si përfaqësuesja zyrtare e presidentit Savides në klub), kanë udhëtuar drejt Anglisë, ku janë ndalur në bisedime të gjata me drejtuesit e Totenhemit dhe Çelsit.
Tema kryesore e bisedës së tyre, por jo e vetmja, ka qenë pikërisht Ergys Kaçe. Mesfushori shqiptar shihet si “i tepërt” tashmë te klubi i PAOK-ut, kjo më së shumti për shkak të problematikës që u has gjatë muajit shtator kur ai u pezullua për shkak se veshi një bluzë me stemën e UÇK-së. Ndaj drejtuesit po mundohen që ta largojnë që në merkaton e janarit, por gjithsesi duke përfituar mjaftueshëm nga shitja e kartonit të tij.
Mediat greke, duke iu referuar burimeve pranë klubit selanikas, theksojnë se mundësia më e madhe është që Kaçe të shkojë te Çelsi, duke qenë se edhe vetë Murinjo është treguar disi më i interesuar për të. Megjithatë, nuk bëhet fjalë ende për vlera monetare apo oferta, paçka se ekziston mundësia që mesfushori i Kombëtares shqiptare të jepet dhe në formë huazimi në merkaton e janarit, me të drejtë blerje të kartonit në verën e 2014-ës.
Aktualisht Kaçe ka në kontratën e tij me PAOK-un një klauzolë, sipas së cilës mund të largohet nga klubi vetëm për shumën e 5 milionë eurove. Por, pas problematikës së shfaqur në muajin shtator dhe tensioneve mes klubit dhe tifozëve radikalë, të cilët kërkuan largimin e menjëhershëm të Kaçes, drejtuesit kanë menduar edhe një largim “low cost”. Kështu është përfolur se PAOK-u në këtë moment do të pranonte edhe 1 milion euro, pavarësisht se shifra në fjalë nuk është konfirmuar asnjëherë nga ana e klubit.
Gjithsesi, nisja e bisedimeve me një klub të madh si Çelsi të bën të besosh se drejtuesit do mundohen që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e kartonit të Kaçes, teksa për lojtarin një lëvizje e tillë nga Greqia në Angli do të ishte një ngjitje e madhe në karrierën e tij futbollistike. Nëse kjo tratativë do të realizohet, Kaçe mund të bëhet lojtari i parë i Kombëtares që luan me një klub kaq elitar në botë, gjithnjë referuar kushteve në të cilat ndodhet Çelsi nën mbretërimin e mandatit rus, Roman Abramoviç.
KACE LARGOHET DREJT STOLIT TE REALIT SE NE LOJE NUK E FUT NJERI…
Me pelqen ky Djalosh!
Urime dhje ik sa me pare nga Grek qia!
http://goo.gl/tXmNKu
JA SI SHPERBLEHEN ATDHETARET E VERTETE!DUROI, PUNOI ME KEMBENGULJE, PAVARESISHT SE ISHTE NGA KORCA DHE I LINDUR DHE I RRITUR NE GREQI, JO VETEM QE I THA JO KOMBETARES GREKE POR RREZIKOI KARRIEREN PSE JO DHE INTEGRITETIN FIZIK TIJIN DHE TE FAMILJES DUKE PUBLIKUAR FOTOT ME UCK!
NDERSA GJAKPRISHURIT DHE PICKELLONJAT SI BEHRAMI, SHALQIRI ETJ PAVARESISHT SE JANE NGA KOSOVA SI AFROHEN AS 0% PER ATDHETARIZEM DHE SI NJEREZ APO SPORTISTE NDOSHTA KACE DO SHKOJE ME LART!
RROFTE SHQIPERIA DHE POSHTE GJAKPRISHURIT KUDO QE JANE!
ik nga klubi i bullgareve te selanikut o KACE ik se me mire do te dale,shqiptaret ne greqi nuk vleresohen se eshte shtet dhe shoqeri aziatike greqistani.po te kepuse fijen e lekut evropa greqistani neser mbaron se egzistuari si jugosllavia.me mire ne kategorine e dyte te anglise se me halet e greqise.
Ajo qe beri Kace ishte nje budallallek ashtu sic eshte injorance edhe fakti i shqiptareve qe e perkrahen. Sido qe te jete nga momenti qe jeton ai dhe familja e tij ne Greqi nuk ka kuptim qe te ofendoje ndjenjat , te mira apo te keqija , te grekerve. Mendo te kishim nje lojtar grek ne shq. dhe te dilte me flamurin e veriut te epirit. Mendo nje lojtar qe luan ne NBA dhe te dal ne foto me flamurin e Al Kaides dhe te shikoni si do fluturoje me shkelma nga USA
Ti duhet te jesh nje nga shqiptaret e “Agimit te arte ” qe shkruan keshtu. UCK ishte aleate e NATO-s kundra Miloshevicit. Pra aleate e Greqise, krahasimet e tuaja nuk kane vend. Sa per ate qe thua se ne qe kemi mendim te drejte jemi injorante, une po te them se nje ekstremist si ty mund te jete vetem nje plehre.
“Thjesht”ja fute kot! Si krahason ti Al Kaiden me UÇK-nè !!! Kjo e para,e dyta sa reklama e stema bartin tè rinjtè e botès dhe askush nuk ndèrhyn! Sikur tè kishte luajtur tè njèjtin rol UÇK-ja sikur Al Kaida edhe unè kisha qenè i pajtimit,por ajo ishte njè ushtri qè luftoi pèr çlirim ku bijtè e saj mè tè mirè (nè moshè tè Kaçes)dhanè jetèn pèr lirinè e Kosoves. Unè do tè kisha respektu çdo stemè tè cdo organizate qè ka luftuar dhe lufton pèr lirinè dhe pavarèsinè e vendit tè tyre,qofshin ata grek,serb,kongolez,amerikan,korean etj. Ndèrsa urrej dhe nuk pajtohem me organizata nacionalfashiste qofshin ata grekè ,serb,kongolez,amerikan,korean etj.
tjesht, ik mer koqe !
Peralla me mbret…
Thjesht qenke komplet budall, als kaida vret te pafajshem UCK i mbron, als kaida luftonte lirine dhe demokracine UCK luftoi per liri. Tamom thjesht K..R.
Me Kacen te Celsi . shqiptaret do te kene shqiptarin e pare ne Premier. Ruuga e mbare e me kembe te lehta, djale. Ata qe e kane macokun ne bark, thembin sa te qenit ta beni, edhe po te mos shkoj me Celsin, eshte nje djale i mire, i urte dhe futbolliste i shkelqyuer.
Po Cana qe luante ne Sunderland nuk eshte shqiptar sipas teje.
Urime dhe shpresoj te realizohet. shume respekt per djaloshin i cili eshte shume i talentuar dhe perfaqeson kombetaren shqiptare. Do jete futbollisti i pare shqipetar qe do luaj ne nje skuader me shume emer. (kerkoj ndjese se edhe murati luajti me PSG) sukse sukse
I pari ne PL ishte Cana
Thjesht i mare me karahesimet qe ke bere
nqs do kete fatin dhe vullnetin te punoje me murinjon do behet futboolist i klasit boteror.
urime kace , shpresojme si shqiptare te vertete te te shikojme te luashe futboll me nje ekip te madhe , ska rendesi po nuk eshte celsi .
Ca leshin kerkon Kacaj ne sport me uck.Luj futboll e leni pordhet.Se edhe futbollin e keni ba si me ken loj elektronike.
jetoj ne londer po erdhi kace te celsi un do blej abone eshte bilet per 1 vit te gjith ndeshjet e celsit ne stamford bridge ky do jet krenaria e shqiptrve suksese kaces
i pari futbollist ne bote e ne angli qe ka mbijetu e fitu me burreri ka qene RUDI VATA (CELTIC), cana pse nuk rezistoj e te pakten nje vite te qendronte aty, por e shikoj qe po i plas zemra nga profesionizmi e nuk e duroj e shkoj tek gjaku i vet turk.
Kudo tjeter. Vetem sa ma shpejt dhe sa me larg Greqise…