Juve në gjurmët e Pajtim Kasamit

23 Tetor 2013, 16:29Sport TEMA

Sezoni i mirë që Pajtim Kasami është duke bërë me Fulhemin, nuk ka shpëtuar pa rënë në sytë e ekipeve të rëndësishme.

Sipas mediave britanike, paraqitjet e mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili luan për kombëtaren zviceriane, kanë tërhequr veçanërisht vëmendjen e Juventusit.

Kasami, që ka luajtur për një sezon në Itali tek Palermo, është vëzhguar edhe më parë nga ana e drejtuesve të Juventusit, të cilët duket se i ka bindur me paraqitjet e tij.

21-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola në javët e para të Premier Ligës, njëri prej të cilëve, i shënuar dy ditë më parë kundër Kristal Palas, ishte kopje e golit të famshëm të Van Basten në finalen e Euro 1988.

2 komente në “Juve në gjurmët e Pajtim Kasamit”

  1. raimond vlonjati says:

    Eshte lojtar tip i zhdervjellet dhe dinamik ne loje…..Nuk eshte tip statiku, sic jane lojtaret tane ne pergjithesi…

    Nqs ekipi loz duke e furnizuar kete ,…ky te ben gol…. se eshte shume i levizeshem

  2. ALBANIAN says:

    Goli I tij ishte me I bukur se Goli I van basten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje