Iker Kasijas ka mohuar që t’i ketë vendosur ultimatum ekipit të tij, Real Madrid, në lidhje me aktivizimin e tij si titullar në ekipin e drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti.
“Nuk kam sulmuar askënd dhe nuk kam vendosur ultimatum”, ka thënë Kasijas.
Reagimi i tij vjen pas një deklarate të pak ditëve më parë, kur kapiteni i madrilenëve shprehej se nëse situata e aktivizimit të tij nuk ndryshon deri në janar, atëherë do të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij tek Reali.
Por, pavarësisht se Kasijas ka mohuar të ketë vendosur ultimatum, ekipe të ndryshme vazhdojnë që të monitorojnë situatën e tij.
Mançester Siti, Milani dhe Borusia Dortmund kanë shfaqur interes për Kasijas, i cili prej muajsh të tërë nuk aktivizohet titullar, duke qenë se Diego Lopez ka shfaqur një formë të shkëlqyer, çka detyroi fillimisht Hoze Murinjon dhe më pas Karlo Ançelotin, që ta lënë në stol atë.
Ky eshte viktime e budallallekut ne drejtim te Realit.