Raiola: Nuk ka asnjë tutor për Balotelin, është shpikje e mediave

26 Tetor 2013, 15:29Sport TEMA

Problemet e shumta me sjelljen e tij kanë bërë që Milani të mendojë një zgjidhje afatgjate. Mediat sportive shkruajnë se drejtuesit e Milanit kanë vendosur një tutor për Mario Balotelin, për të korigjuar sjelljen e tij.

Por, kjo gjë është mohuar në mënyrë kategorike nga agjenti i tij, Mino Raiola. Sipas tij, kjo është thjesht një shpikje e mediave.

“Nuk ka tutor për Balotelin, kjo është një shpikje e mediave. Nuk do ta lejoja kurrë vendosjen e një tutori për Balotelin. Kjo do të ishte diçka qesharake për imazhin e tij”, ka thënë Raiola.

Sipas tij, Baloteli është duke jetuar nën një presion të madh, duke qenë se ndiqet hap pas hapi nga mediat në çdo gjë që bën. Për këtë arsye, ai thotë se ndoshta ka gabuar që e risolli në Itali Balotelin, duke trembur kështu tifozët e Milanit.

“Jeta e tij private tashmë është bërë publike. Është shumë e vështirë të punojë nën këtë presion. Ishte ky qëllimi që e largova nga Anglia, por ndoshta bëra gabim që e solla në Itali”, ka thënë ai.

2 komente në “Raiola: Nuk ka asnjë tutor për Balotelin, është shpikje e mediave”

  1. laert says:

    ere u be ky sikur ngeli futbolli per ket
    lereni te merret me punet e tij e shikoje pastaj merren mediat apo jo me ket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje