Arsenal, 50 milion për Benzema. Në lojë hyn edhe Inter

25 Tetor 2013, 15:27Sport TEMA

Karim Benzema është duke kaluar një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij. Sulmuesi francez ka vështirësi për të shënuar si me Realin e Madridit, ashtu edhe me kombëtaren.

Për këtë arsye, ai ka përfunduar shpesh herë në stolin rezervë dhe ato herë kur është aktivizuar, në disa raste është fishkëllyar nga tifozët.

Rasti i fundit ishte në ndeshjen me Juventusin, pas paraqitjes së tij negative, që solli edhe zëvendësimin nga trajneri Karlo Ançeloti.

Për këtë arsye, klube të ndryshme kërkojnë që të përfitojnë nga situata, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e francezit.

Mediat britanike bëjnë me dije se Arsenali, një satelit tashmë për futbollistët francez, është gati që të paguajë plot 50 milion euro për të blerë Benzema.

Por, mediat italiane raportojnë se Karim Benzema mund të jetë goditja e madhe e presidentit të ri të Interit, Erik Tohir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje