Mustafi: Në Itali ndjehem si në Shqipëri

29 Tetor 2013, 15:04Sport TEMA

Mbrojtësi i ri i Sampdorias, Shkodran Mustafi ka folur për eksperiencën e tij te skuadra italiane, duke treguar edhe për fillimet e tij në futboll.

Në një intervistë për kanalin televiziv të skuadrës së tij, Sampdoria TV, ai ka folur për eksperiencën te kjo skuadër.

“Disa ndeshje kemi luajtur mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punojmë më shumë. Për të fituar duhet të duhet të luftojmë dhe të luajmë mirë. Me tifozët pas nesh, çdo gjë është më e lehtë”, tha Mustafi, raporton Sport.

Ai ka folur për fillimet e tij në futboll, duke thënë se, “babai im ma dha pasionin për futbollin, për shkak se gjithmonë më kërkonte të mos dilja me shokët. Prandaj iu përkushtova futbollit”.

“Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Sidoqoftë të gjithë të afërmit e mi janë shqiptarë, prandaj kur erdha në Itali ndjehesha si në Shqipëri”.

Mustafi foli edhe për eksperiencën e tij te Evertoni.

“Everton ? Ishte ëndërr e imja të luaja në Angli, prandaj e pranova ofertën e Evertonit, edhe pse në fillim dëshiroja të qëndroja në Gjermani. Në Premier League ishte vështirë të ambientohesha sepse futbolli është më fizik dhe më i shpejtë, krahasuar me Gjermaninë, ku më shumë vlen taktika”, tha ai.

Pas Evertonit, ai kaloi te Sampdoria.

“Pastaj erdha te Sampdoria, të cilën në fillim nuk e njihja. Kontrollova se aty kishte lojtar të mirë, edhe pse skuadra ishte në Serinë B. Në këtë ligë nuk kam luajtur shumë, por kalimi më ndihmoi të përgatitem për në Itali dhe tani jam në rregull. Disa lojtarëmë thanë se është normale që më duhej kohë për ambientim te Sampdoria. Në Angli përfundonin ushtrimet dhe të gjithë shkonin në shtëpi, këtu jemi ekip i ri dhe shumicën e kohës jemi bashkë edhe jashtë fushës”, tha Mustafi.

<brojtësi me origjinë shqiptare synohet që të afrohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, por deri më tani ai nuk ka dhënë ndonjë sinjal pozitiv.

3 komente në “Mustafi: Në Itali ndjehem si në Shqipëri”

  1. Alket/Tirane says:

    Edhe une nuk kam dhene asnje sinjal..se nuk me ka pyetur njeri.
    Ai thote ndihem si ne Shqiperi(a nuk eshte ky nje sinjal?)

    1. DinPaku says:

      Po ai a ka qene ndonjehere ne Shqiperi? Po edhe sikur te kete qene, ka ardhur si vizitor, prandaj, shprehja e tij se ndihem si ne Shqiperi, nuk ka kuptim ne kete rast. Me mire te thoshte ndihem si ne Gjermani, ku eshte lindur dhe rritur.

  2. luani jom says:

    Jo mer Daku nuk eshte sinjal sepse jo me shume se 3 muaj me pare refuzoi ftesen e kombetares shqiptare dhe luajti per 21 vjecaret gjerman.Keta luajne me 2 porta qe po s’me mori Gjermania do te luaj me Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje