Platini: Botërori i 2018-s, me 40 skuadra

28 Tetor 2013, 15:19Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka sugjeruar që Kampionati Botëror duhet të zhvillohet me 40 shtete, për të përfshirë më shumë përfaqësuese aziatike dhe afrikane, duke filluar nga viti 2018 në Rusi. Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, kohë më parë kishte thënë se dëshiron më shumë përfaqësuese jo-evropiane në Kampionatin Botëror dhe me këtë është pajtuar edhe Platini, i cili ka theksuar se do të ishte mirë sikur të kishte shtete afrikane dhe aziatike në finale.

“Unë pajtohem plotësisht me Sep Blaterin, se ne kemi nevojë për më shumë ekipe afrikane dhe aziatike. Do të ishte mirë për secilin”, ka thënë Platini për “The Times”.

“Por, në vend që të largojmë disa shtete evropiane, ne duhet ta zgjerojmë Kampionatin në 40 ekipe”, ka shtuar ai.

“Për shembull, ne mund të shtojmë dy shtete afrikane, dy aziatike, dy amerikane, një të Oqeanisë dhe një nga Evropa”.

Evropa tani mban 13 shtete nga 32 sa marrin pjesë në Kupën e Botës, nga Afrika janë pesë kurse nga Azia janë katër apo pesë shtete, varet nëse ata kualifikohen pas play-off-it me një shtet të Amerikës Jugore.

Kampionati Botëror ishte zgjeruar nga 24 në 32 ekipe në vitin 1998, pasi më parë ishte zgjeruar nga 16 në 24 përfaqësuese pjesëmarrëse.

5 komente në “Platini: Botërori i 2018-s, me 40 skuadra”

  1. Lapa qeni says:

    TOTILA ?????????????????????
    KU JEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE?

  2. Llapa qeni says:

    TOTILA PRENOST!
    Komentoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo!

  3. Cufi says:

    Qe kur ky ndyresira platini u vu ne krye te UEFAs futbolli nuk shifet me me sy 100% e ndeshjeve te trukuara,natyrisht ky eshte zedhendesi se punet e pista i kryejne lobet e fuqishme te ndermarjeve te basteve.

    1. Argita_B says:

      Eshte shume e lehte te akuzosh pa prova! Platini nga momenti qe ka ardhur eshte nga te vetmit qe reformoi sistemin e arbitrimit, nga tre, ne 5, vendosi sistemin e fair-paly financiar i cili i ndalon klubeve te shpenzojne para me teper se fitojne, pra perpiqet te uli spekullimin ne futboll.
      Pa dyshim qe Platini si çdo njeri tjeter kerkon te mbroje karieren e tij, po kush eshte ai qe nuk e mbron!
      Duke futur vende afrikane, amerikane, apo aziatike Platini siguron nje potencial votash te reja per te ardhmen, pasi çdo shtet apo çdo federate ka te drejten e nje vote.
      Pra dhe pse mbron karieren e tij me kete reforme, ne te njeten kohe i sherben futbollit boteror, pasi futbolli nuk mund te jete vetem Evropa.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ketu jam or mos qofsha ,por nuk kam se cti komentoj ketij PARALLIUT PLATINI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje