Maxarri: Interi mund të mposhtë këdo

28 Tetor 2013, 15:00Sport TEMA

Valter Maxarri beson se Interi ka kualitet për t’i shkaktuar probleme çdo skuadre në Serisë A, nëse ata qendrojnë të përqendruar.

Pas fitores me Veronën të shtunën, Maxarri ka thënë se kërkon dy fitore të tjera përballë Atalantës të martën dhe Udinezes në fundjavë.

“Nëse jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar, mund t’i shkaktojmë probleme çdokujt. Atalanta gjithmonë ka qenë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, por jo vetëm për Interin.

Ne duhet të jemi krejtësisht të përqendruar. Të martën është një test tjetër për ne, për të parë se sa larg jemi. Dy ndeshjet e ardhshme do të na tregojnë shumë se ku po shkojmë,

Jam i lumtur me mënyrën se si djemtë kanë marrë gjithçka në kontroll. Shikoj jo vetëm rezultatet, por edhe mënyrën se si ne kemi luajtur dhe jam i kënaqur”, ka thënë Maxarri.

2 komente në “Maxarri: Interi mund të mposhtë këdo”

  1. enea says:

    Mire mire, por rregullo pak ate mbrojtjen se eshte skandal. Keni ngrene shume gola dhe si i themi ne ne mbrojtjen e Interit hyjne e dalin te gjithe.

  2. Astriti says:

    Edhe Barcelonen do ta mundim, ja prit te takohemi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje