Lihet sërish jashtë, Kaçe drejt largimit nga PAOK-u

30 Tetor 2013, 12:11Sport TEMA

Është thuajse zyrtare: Ergyes Kaçe do të largohet nga PAOK-u në merkaton e janarit. Lajmi konfirmohet nga pjesa më e madhe e mediave greke, të cilat e kanë lidhur këtë “divorc” mes lojtarit dhe klubit grek me faktin që trajneri Hub Stivens nuk e grumbulloi as për ndeshjen e sotme në Kupën e Greqisë ndaj Anagenisi Karditsas. “Fakti që Stivens nuk e ka grumbulluar as për takimin e nesërm (sot) ndaj Anagenisi Karditsas, i cili luhet në transfertë dhe nuk do kishte asnjë problem për lojtarin shqiptar, pasi nuk do rrezikohej që të vërshëllehej nga tifozët, të bën të besosh se largimi i tij nga PAOK-u është i vendosur”, – shkruajnë mediat e këtij vendi. PAOK-u e fitoi 3-0 ndeshjen e parë në kupë dhe sot luan me skuadrën e dytë, pasi e ka thuajse të sigurt kualifikimin, por as këtë herë tekniku nuk e grumbulloi Kaçen, duke bërë që zërat për largimin e tij në janar të vulosen një herë e mirë. Shqiptari kërkohet nga disa skuadra, duke filluar nga Çelsi, Totenhemi, Anderlehti, Verder Bremeni dhe Lacio, por deri tani gjithçka ka qenë thjesht mediatike, dhe nuk flitet ende për një ofertë konkrete. Sakaq, PAOK-u ka nisur të kërkojë që tani për zëvendësuesin e Kaçes, dhe kjo shton akoma më shumë faktin se shqiptari mund të konsiderohet de facto i larguar nga kjo skuadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje