Holandezi Mark Van Bomel duket se i ka bërë një shaka të hidhur Zllatan Ibrahimoviç, duke qenë se qenit të tij, i ka vendosur pikërisht pseudonimin e sulmuesit të PSG, “Ibra”.
Ish-mesfushori i Milanit ka publikuar një foto të qenit të tij, që sipas honaldezit, është shumë i ëmbël.
Por, dikush tjetër me psuedonimin “Ibra” natyrisht që nuk do të reflektojë ëmbëlsi kur të mësojë këtë fakt.
Ibrahimoviç dhe Van Bomel kanë luajtur për një sezon e gjysëm së bashku tek Milani, ku arritën të fitonin edhe një titull kampion.
Por, duke parë shakanë e hidhur të Van Bomel, duket se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë edhe aq miqësore.
Duke u nisur nga kjo foto nuk besoj se ka ndonje peng,nga ana e Van Bomel,bile dhe qeni qe ka marre emrin Ibra,po ta shohe Zllatanin ne kete foto,do merzitet qe i kane vene mbiemrin e futbollistit…
“England ” nje nga heret e pakta ku mendimet tona KONVERGOJNE !
Ne Perendim eshte nder kur dikush e emron qenin apo macen pas dikuj. Prinderit me gezim tregojne ne shoqeri kur femijte emrojne nje qenin/macen pas tyre.
Dhe ju lutem, shkruani mbiemrat serb ashtu si lexohen, pra nuk eshte Ibrahimoviç por Ibrahimoviq, ne origjinal Ibrahimović ( ć = q, č = ç).
varet ne fakt nga kuptimi qe ka qeni per Van Bomel dhe per shkruesin e ketij artikulli, mund te jete shume i ndryshem…