Sulmuesi i Liverpulit, Daniel Starixh, thotë se partneriteti i tij me Luis Suarez është telepatik dhe beson se ata vetëm do të përmirësohen me kalimin e kohës.
Dy sulmuesit kanë qenë në formë të mahnitshme së fundit, duke shënuar 14 gola në Ligë së bashku, përfshirë fitoren 4-1 ndaj Uest Hem gjatë fundjavës, kur Suarez shënoi tre gola dhe Starixh shënoi golin e tij të tetë të sezonit.
“Është një partneritet natyral mes nesh, është pothuajse telepatike. Ne po kalojmë shumë mirë si brenda, ashtu edhe jashtë fushe dhe mendoj se kjo bën një dallim të madh se si ne luajmë së bashku.
Raporti që ne kemi do të thotë se ne e dimë kur duhet të pasojmë për njëri-tjetrin dhe kur do të bëjmë vrapimet. Është një gjë krejtësisht natyrale.
Kjo do të thotë se ne mund të bëjmë më shumë gjëra të papërgatitura dhe instinktive, pasi ne jemi në të njëjtën gjatësi vale. Mendoj se kjo vetëm se do të përmirësohet sa më shumë që ne do të luajmë së bashku”, ka thënë Starixh.