PSG, 41 milionë euro për Matan

31 Tetor 2013, 15:10Sport TEMA

Ylli i Çelsit, Huan Mata, është i gatshëm të largohet nga klubi në janar, pasi skuadra e pasur franceze Paris Saint-Germain, është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 41 milionë eurove.

Spanjolli ishte titullar dhe shënoi në fitoren e të martës ndaj Arsenalit në “Capital One Cup”, por është i pakënaqur nën drejtimin e Hoze Mourinjos, pasi kryesisht ka nxehur stolin e rezervave.

Mata ka frikë se mund ta humbë vendin në ekipin e Spanjës për Kupën e Botës në Brazil, dhe është i gatshëm të largohet nga “Stamford Bridxh” gjatë dimrit, në kërkim të një skuadre ku do të luajë me ekipin e parë, raporton Telegraf.

Edhe Çelsi është gati të dëgjojë ofertat, por nuk do ta lejojë atë t’u bashkohet rivalëve të Premier Ligës, përfshirë të interesuarit si Mançester Junaited, ose Totenhem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje