Sadiku mes Lausannes, Young Boys e St. Gallenit

1 Nëntor 2013, 14:39Sport TEMA

Sulmuesi Armando Sadiku edicionin e ardhshëm mund të luajë në elitën e futbollit të Zvicrës. Për sulmuesin e Luganos që garon në Ligën e Dytë të Zvicrës, interesim kanë shprehur tri skuadra të Superligës zvicerane: Lausanne, Young Boys e St. Gallen.

“Destinacioni i mundshëm i Sadikut është Lausanne, Young Boys apo St. Gallen. Young Boys ka një lojtar të ngjashëm si Sadiku. Lausanne ka vështirësi financiare dhe vështirë se Sadiku mund të pranojë të kalojë tek kjo skuadër. Kjo bën që gjasat më të mira për ta transferuar Sadikun i ka St. Galleni”, shkruan “tio.ch”.

Sulmuesi 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare me Luganon ka kontratë deri në qershor të vitit 2014. Ai në gjashtë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë këtë sezon.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje