Trajneri i Bajern Mynih, Pep Guardiola, ka thënë se i mungon shumë Xherdan Shaqiri, i cili po qëndron jashtë fushës së gjelbër për shkak të dëmtimit që e pësoi në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë.
Shaqiri do të mungoj edhe një muaj, ndërsa Guardiola ka thënë fjalët më të mira për të para ndeshjes me Hofenheim.
“ Shaqiri është një lojtar special, sidomos për trajnerin. Lojtarët të cilët nuk janë titullarë, nuk e kuptojnë se sa të rëndësishme janë 10, 20 apo 25 minutat e fundit të një ndeshjeje, kur edhe kundërshtari ndihet disi i lodhur.
Xherdani gjithnjë ka bërë diferencën në fushë, qoftë duke dhënë asist, qoftë duke shënuar gol. Por, edhe kur ai luan titullar, si ndaj Leverkusenit, është i jashtëzakonshëm.
Ashtu si Alaba, edhe Shaqiri është një dhuratë për këtë klub. Kam shumë besim tek ai, madje edhe kur nuk luan rregullisht. Mua më duhet Shaqiri. Kur ai është në fushë, gjithnjë ndodh diçka në favorin tonë.
Ai është shënuesi më i mirë i goditjeve standarde. Goditjet e këndit apo ato të lira i gjuan me mjeshtëri. Shaqiri është një talent i madh dhe ‘Zot’ i vendit të vet, Zvicrës, dhe shumë i rëndësishëm për ne”, ka të Guardiola.
Aha
Po lujti gjithmone nga 10 minuta
ka me u bo si “Zevendesuesi i Grave”
Na bere te qeshim tani.Alaba ka vendin e titullarit ndersa Shalqiri ndonjehere futet ne loje 3-4 minutat e fundit per te vonuar lojen.
Ne se e thote GUARDIOLA duhet ta besojme !
Guardiola po i bebe qefin.Ai po i thote haptazi;Ti do jesh gjithmone lojtar stoli.
Bravo Xherdan Shaqiri,
je i mrekullueshem,
edhe une mendoj si guardiola,
jeeeeee