Babai i talentit kosovar të Mançester Junajtid, Adnan Januzaj, ka refuzuar kontaktet me FSHF-në që gjashtë muaj më parë, edhe pse negociator u bë vetë shefi ekzekutiv i “djajve të kuq”, David Gill. Burime të sigurta treguan dje për “Panorama Sport” prapaskenat në bisedën mes presidentit Armand Duka dhe zyrtarit të lartë anglez, gjatë një takimi në Tiranë më 1 maj.
Duke përfituar nga ky rast, mësohet se kreu i FSHF-së i ka kërkuar anglezit Gill të ndërhyjë në çështjen “Januzaj”, pasi ishte pikërisht njeriu i duhur për të lidhur kontaktet me futbollistin kosovar të Mançesterit. Gill vizitoi kryeqytetin shqiptar për shkak të kandidimit të tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndërkohë që ai është njëkohësisht edhe zv.president i Federatës së Futbollit të Anglisë.
Kur palët janë takuar në Tiranë, anglezi mbante ende detyrën e shefit ekzekutiv të Mançesterit (tani nuk është më në këtë pozicion) dhe kjo ishte mënyra më e mirë që institucioni i futbollit shqiptar të krijonte shpejt kontakte me Januzajn përmes ndihmës së David Gill.
Të njëjtat burime treguan se, menjëherë pasi Duka i ka kërkuar ndihmë anglezit, ky i fundit është treguar shumë i disponueshëm. Gill ka telefonuar direkt zyrtarët e klubit të tij për të lidhur kontaktet mes lojtarit 18-vjeçar dhe FSHF-së, në mënyrë që atij t’i bëhej një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në të ardhmen. Pasi Gill veproi shpejt, erdhi një përgjigje, e cila mësohet se ka habitur edhe vetë anglezin.
“Babai i futbollistit nuk dëshiron të kontaktojë me ju”, – i ka sqaruar Dukës shefi ekzekutiv i Mançester Junajtid. Kjo përgjigje e Abedin Januzajt ka lënë të shtangur kreun e FSHF-së. Përpjekjet e Gill si zyrtar i lartë i Mançesterit shkuan dëm, pasi përfaqësuesi i futbollistit refuzoi të futej në bisedime me federatën shqiptare, pa dhënë ndonjë arsye konkrete.
Në fakt, në muajin maj, shefi ekzekutiv i Mançester Junajtid ishte i predispozuar që ta ndihmonte FSHF-në në çështjen “Januzaj”, pasi e vizitoi Shqipërinë për të lobuar rreth kandidimit të tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Duka mendohet se e ka mbështetur anglezin duke e votuar, mirëpo në këtë rast vullneti i Gill për të ndihmuar FSHF-në nuk mjaftoi. Mirëpo, në kushtet kur edhe kjo tentativë serioze me shefin e Mançesterit dështoi, për t’i bërë gjërat më zyrtare, FSHF nisi në drejtim të klubit të famshëm anglez edhe një kërkesë me shkrim për futbollistin. Gjithsesi, nga ajo kohë e deri tani gjërat kanë mbetur pezull.
De Biazi i telefonon, por familja “Januzaj” hesht
Xhani De Biazi i ka shkruar një letër babait të Adnan Januzajt të hënën, duke i kërkuar atij brenda mundësive një takim. Tekniku italian, nëpërmjet një deklarate që ka postuar dje në “Facebook”, ka sqaruar se mesazhin ia ka shkruar në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. Abedin Januzaj nuk i ka kthyer përgjigje, kështu që dy ditë më pas De Biazi është përpjekur të kontaktojë sërish me babanë e futbollistit të Mançester Junajtid, por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Përveç kësaj, italiani vlerëson maksimalisht përpjekjet e zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili jo më larg se mbrëmja e së premtes deklaroi në TV Klan se kishte nisur “ofensivën” për ta bindur talentin shqiptar që të vishet kuqezi.
“Lexoj me kënaqësi lajmin e letrës që zv/ kryeministri i Kosovës i ka dërguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të bërë të mundur afrimin e Adnan Januzajt në Shqipëri dhe për ta veshur atë kuqezi. Por pikërisht të hënën që sapo kaloi unë i shkrova një mesazh babait të futbollistit në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. I kërkova me xhentilesë nëse kishte mundësi që ta takoja (babanë) dhe të diskutonim më pas së bashku nëse ishte e mundur që Adnani në të ardhmen të vishte fanellën e vendit të tij të origjinës. Të mërkurën provova t’i telefonoja, por nuk pata asnjë sukses, sepse nuk mora asnjë përgjigje. Edhe sot (të dielën) nuk kam marrë një përgjigje, por shpresoj që të takohemi sa më shpejt. Mendoj se tani duhet të dhe mund të bëhet ky takim, duke qenë se në mes është edhe kryeministri Edi Rama. Çdo sforco e bërë për kombëtaren tonë do të jetë e mirëpritur nga unë dhe nga tifozët që e duan Shqipërinë gjithnjë e më të fortë!”, – ka shkruar dje në “Facebook” De Biazi.
Xhani De Biazit nuk i ka lënë një shije të mirë heshtja e babait të futbollistit. Megjithatë, ai është i vendosur të takohet me babanë e Januzajt, i shoqëruar ndoshta edhe nga ndonjë delegacion shqiptar, ku të mund të jenë të pranishëm përfaqësues të federatës, ose edhe përfaqësues të qeverisë. De Biazi është i bindur të bëjë gjithçka që ka në dorë, me qëllim që talenti i Mançesterit të mund të vishet kuqezi. Kështu jo vetëm që do të afrohej një lojtar me cilësi të shkëlqyera, por do të rritej edhe imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pasi do fitonte duelin me Anglinë dhe Belgjikën. Trajnerit të Shqipërisë i ka lënë një shije të keqe indiferenca e babait, por ai e njeh mirë botën e sportit, ndaj dhe nuk është dekurajuar. Ai ka zgjedhur të flasë me babanë e talentit kosovar, me qëllim që gjithçka të jetë brenda rregullave dhe brenda standardeve. Abedin Januzaj pak javë më parë u ankua se nuk kishte pasur asnjë kontakt nga Federata Shqiptare e Futbollit, por tani që është trajneri i Shqipërisë që i kërkon një takim zyrtar, Abedin Januzaj hesht. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. De Biazi e hodhi hapin e parë.
Boll se na rrujti trapin ky…Nuk e dum fare sdi as shqip
Mir e ke,ti harrojm keta qe prezantohen si shqiptar dhe refuzojn te luajne per shqiptarine
jo vetem aq,por keta si puna e ketij fryhen shume edhe nga mediat tona.Jo po sharqiri e jo po pjepri.Keni pare ju qe nje Brazilian qe luan per Porutugaline te merret ne konsiderate nga mediat braziliane,pasi ai e ka refuzuar kombetaren,e te mendosh se cfar kombi eshte brazili.Komb I krijuar keto treqint vjet.Nuk ia vlen te rrahim gjoksin per “komshine”.Ai dhe gjithe te tjeret e asaj rrace te shprishur pacin fatin e mire,por shqiptare nuk jane.
Ky do toke ne bregdet, perpara se te diskutoje te pranoje ftesen e kombetares. Para se te beje ndeshjen e pare zyrta do qe te kete edhe shtepine te ndertuar. Me nje fjale e do t’rujme n’disk brisk pesç!
une jam i mendimit qe ti lutemi te gjithe si komb ketij januzajt te vij te luaj me kombetaren pasi ky eshte qellimi final i jetes tone, te shohim nje spurdhjak adoleshent te beje “mrekullira” ne futboll, biles sugjeroj qe te fusim mik dhe toni blairin qe ti mbushe mendjen. loje e felliqur e njerezve me 2 fytyra, duan te terheqin vemendjen e kombetareve te huaja dhe fusin ne valle dhe kombetaren tone, e pastaj fajin e ka duka. ne kombetare duhet te pranohen ata qe ofrohen vullnetarisht, qofshin dhe jevgj a zezak, rendesi ka shpirti dhe solidariteti.
Tamam na rrujti trapin! Do na bente cudira ky. Te pirdhet bashke me PACOLLIN , se po ja krehin shume bishtin.
Ore kot e kane, ata qe duan edhe jane Shqiptare vine pa tangerllik. Sapo te thirren vine me vrap. Po ky ka pordhe nga ato qe jane te qelbura. Jane nga ata njerez qe kane qef kur i luten edhe shikojne kush i ofron me shume dhe cfare. Po te kishte gjak Shqipatari edhe ndjenje patritizmi do te vinte pasi leku behet ne klube. Shqiperia i ofron vendin ne kombetare nese do hajde, nese nuk do thuaj jo edhe pike. Jo njehere sme ka kontaktuar njeri, nje here jam i vogel, jo po vendos babi jo po vendos mami. Ik re se sa me shume i lut keto me keq eshte. Madje une mendoj qe federata ti vendose edhe nje date skadence: psh qe deri ne fund te vitit presim pergjigje nga ty, nese nuk marim nje komunikim do te thote qe nuk ke deshire te perfaqesos Shqiperine edhe kaq.
po morem kete do fitojm europianin tjeter pa frik..
aman pas nja 2 vjetesh di harrojm dhe emrin se do lozi ne ndonje kategori te trete ne angeli
Nëse do të kishte dëshirë të luante me Shqipërinë, januzaj do të kontaktonte vetë me Federatën. Nuk ka dëshirë? Lëreni në punë të tij. Nuk është as i pari e as i fundit. Por, babai i këtij djaloshi të mos thotë paçavure në emisione televizive që djali kishte dëshirë por nuk e donte federata, edhe pse në krye të federatës sonë kemi një matrapaz që nuk ka lidhje fare me futbollin.
tani priteni kur te dale abedin turko-serbi me deklarat te tipit – Me kan kercenu DE BIASI , DUKA BASHK ME GILL !
te jem un kreu i FSHF ate Januzajn nuk e le as me shkel ne Shqiperi , ti bllokosh sic bllokoi rusia at lojtarin kosovar te st gallen.
KTA JAN 2000% GJAKPRISHUR .
Ne demokraci eshte e drejte e çdo kujt te vendosi per fatet e jetes se tij. Eshte kollaj te ofendosh, kritikosh dike pasi te vetmin mekat nuk ben zgjedhje per jeten e tij qe nuk te pelqejne.
Ne emer te kujt dhe te çfare i lejon vetes te ofendosh dike qe ste ka dhe sna ka ndonje borxh.
ty mund te te mis te pelqeje perzgjedhja e tij (dhe pse nuk ka bere akoma perzgjedhje) po qe ta shash…
O debile sna ka ne borxh por ja ka kombit. Nese eshte shqiptar, nese eshte serb te luaji per kombin e tij serb, nese eshte turk te luaji per kombin e tij turk, nese eshte belg te luaj per belgjiken. Vetem pordh mos te bej se te pakten shqiptari nje gje ka nder shekuj, edhe sikur buk e kryp te ket ne shtepi deren e mban hapur. Kurse ky boka tangerllek e kujt po i ben nje trajneri italian qe jane nona e taktikave… Per mua mos te vijn kurr, bile dhe tani mbrapa nese vjen prap sdo me plas shume… sic nuk me plas shume per mavrajn apo per mehen… vijn kur i ngel b..tha ngusht….
Ky besoj se po luan me federaten shqiptare te futbollit me i bo presion federatave me te medha(angleze ndoshta) qe ta marrin ne kombetare ata se ska justifikim ky menefregizem.
te pakten mos na bejn sikur i ngel hatri pse ska mar ftese nga kombetarja shqiptare.
Baba i tij pret thirrje nga federata e serbise qe te pranoje.
Dikur nè kohèn e socializmit puro shqipètarè pèrdorej njè shprehje e tillè : – Po mundohem tè ndèrhyjè mik pèr ty por, qènka e vèshtirè, e atèherè po e marr pèr vehte !? Zoti Gill kur ish nè Manchester U e ka patur seriozisht tè ndihmonte palèt, tani duke qènè nè Federatèn angleze tè futbollit…ja don puna qè A.J tè vishet me fanellèn bardhè e zi…FSHF duhet ti pèrkushtohet mè me vendosmèri, pasi Adnan Januzaj me zemèr ka shqipèrinè. Fanella e kuqe e kombètares me nr. 10 do ta bèjè tè fluturojè Adnanin nga pasioni qè do ti ndizet nè zemèr.
Pelasgian.
ti mund te kesh urrejtje per Januzajn ,pse nuk luan per Shqiperine.Kjo justifikohet.Por nuk justifikohet qe te shash gjithe shqiptaret e Kosoves per kete fakt.Shumica e futbollisteve tane ,jane nga kosova.Mos digj te njomin me te thatin.Dhe lojtaret qe luajne me kombetaret e tjera e kane bere per shkak te interesave personale ,jo se nuk ka dashur shqiperine.E kane quajtur veten shqiptare(me perjashtim te atyre qe luajne per Greqine qe e quajne veten greker)
Nuk eshte se une nuk bie dakort qe te gjithe duhet te luajne per kuq e zi,por nuk mund te shaj gjysmen e kombit tim per nje Berhami apo Januzaj.Se kam dhe Canen,dhe Bashen qe priti tre vjet per te luajtur kuqezi dhe mijera te tjere qe kane dhene jo djersen por jeten te mbeshtjelle me flamurin kuqezi.MOS HARRO!
me fal por po e rishikoj komentin dhe deri me tani nuk kam pa te ket noj ofendim per te gjithe shqiptaret e Kosoves ! Ju drejtova vetem familjes Janzuaj qe per mendimin tim e meriton te gjithe ofendimin biles edhe shpalljen si person NON GRATA ne Shqiperi ! Neper shume forume jam ndoshta mbrojtesi me i flaket i Kosoves dhe Kosovarve saqe shume vete nga ata me kan lavderu per kte duke i mbrojt nga genjeshtrat e fyerjet e serbve . Kjo eshte 1 familje Hipokrite , sidomos babai i ktij qumeshtorit . Nqs je burre dil e thuje troc , nuk du qe djali im te loze per Shqiperine sepse kam qejf te loze per kombtare me me emer si Belgjika apo Anglia dhe del me i nerum e rrespektum sesa te tallesh menderen me 1 Kombtare , por edhe kta nga halli e kan se po te kishin talente as qe do dhisnin me mut Januzajn !
Sic e ka thene edhe 1 komentues me siper ,,,kur e ke ne zemer kombtaren vjen dhe interesohesh vet per te e jo te te vijne e te kerkojne me nderime kryetari i federates apo trajneri i kombtares .
Komenti ma i gjetur ……. hallall pellazgian.
No coment! Komplimenta!
Jorgo, jam plotsisht dakord me komentint tend, jam nga Maqedonia, dhe pershendes gjithe minoritaret ne SHqiperi qe kane idene tende!
Hasan,pse e kam emrin Jorgo nuk dometheene qe jam minoritar.Jam puro shqiptar!Nuk eshte se I urrej minoritaret por jam shqiptar safi ortodoks
Jorgo eshte nga Mitrovica e Veriut keshtu qe ne rregull jeni, si ti turku i Maqedonise dhe ky kosovari serb, edhe me sy mbyllur e gjeni njeri tjetrin kur vjen puna ti beni varin Shqiperise.
O Daku te mesh emrin Jorgo he minoritar? Ti aludon qe eshte grek! Keto Jane emra ortodoks. Jo CDO ortodoks eshte grek. Ashtu sic ke ti emrin Hasan qe eshte emer musliman. Pot jo cdo musliman eshte turk apo arab!une jam vete nga Gjirokastra. Kusheririn tim e quajne Jorgo. Edhe une kam emer te krishtere. Pot kjo nuk na ben me pak shqiptare se shqiptaret e tjere. Jam krenar bile qe ne venat e mia rrjedh gjaku i Papa Kristo Negovanit. Mbetsh me shendet.
Me patriot per Shqiperine eshte De Biazi sesa Abedini,po te donte e zgjidhte shqiperine. Nga ana tjeter nuk i vej faj,persa kohe ska kushte,por patriotizmi kerkon sakrifica!!! Per nje gje te jene te bindur,Adnani dhe gjith lojtaret e tjere qe pretendojn te luajne per shqiperine,se emocionet qe ofrojne tifozat shqiptare nuk e ofron asnje tifoz tjeter.
Abedini per sterlina shet bythen e vet,lere me SHQIPERI E KOSOVE.Me zor nuk e beni dot shqiptar.Kur te mos e pjerdhi asnje kombetare tjeter do vije tek ne mos keni merak.
Heshtja e familjes Jonuzaj mund te kete shume aresye qe ne nuk I dime. Keto gjera ndodhin random ne ambientet sportive midis familjeve te sportisteve dhe traniereve qe duan ti kene ata.
Shpresoj qe Jonuzajt te ndjehen shqiptare sepse per te kuptuar ata e dine shume mire qe perfaqesimi ne nje kombetare eshte SIMBOL dhe jo karriere futbollistike.
Cdo shqiptar do te kishte per nder te perfaqesonte Shqiperine. Mbase familja Jonuzaj nuk ndjehet shqiptar ose ata kane nje ‘perkufizim’ tjeter ndaj shqiptarit, si fjala vjen “Kosovar” etj etj ‘teori’ me origjine slave si ‘kombi kosovar’, ‘gjuha kosovare’…
Sinqerisht mendoj se kjo ka te beje me ndjenjat e njeriut. Jonuzajt duket sikur nuk ndjehen si ne, mbase jam I gabuar. Por kjo eshte ceshtje e tyre familjare.
Ne kombetaren shqiptare duhet te pranohen jo thjesht talente ‘mercenare’ ne zemer por talente me zemer shqiptari. Ky eshte kuptimi I kombetares. Kombetarja eshte zemra e lojtarit.
Me duket se e kuptova gabim , se si jane zhvilluar ngjarjet… !!!
Duka , ka ndihmuar Xhill per tu zgjedhur ne UEFA .
Xhill , ka kontaktuar ish eproret e tij ne ManU per ti thene atyre se FSHF ka interese per lojtarin Januzaj. Dhe keta te fundit duhet ti mbushin mendjen Januzajt per te ardhur dhe te luaj ne Shqiperi per Kombetaren .!!!!!!!
Çfare gershetimi INTERESASH … !!!??????
Duke e ditur se nuk ka me fytyre, te kerkoje diçka ne familjen Januzaj, zoti Duka , vë Xhillin perpara . Duke menduar se nje i huaj mund te bindi Januzajt per te bere deal me FSHF .
Dmth Duka ka akoma nocionin e te huajit.
Te huajt dine te bejne deale, te mbushin mendjen ,,,, domosdo , jane te huaj ata , kane brire ne koke. !!!!!
Une di te them per kete ete. ,,sa TURP… !!!!!!
Si gjithmone shqiptaret nuk merren vesh me njeri tjetrin , dhe duhet te vij dikush tjeter per ti sqaruar me njeri tjetrin… !!!!
Sa TURP…..!!!!!!!
Me rrespekt.
Nuk i pergjigjet Dukes,jo Shqiperise !
Eshte nje e vertete e madhe!!! Heshtja eshte pergjigja me e mire,mosperfillja ndaj MAFIES qe ka zene per gryke futbollin ne Shqiperi.
Per te kuptuar se Agron Duka eshte nje martapaz i rendomte,pa kurrfare merite dhe kontributi ne fushen e sportit-kjo eshte gjeja me e lehte per t’u pare! E qarte si drita e diellit!!! Januzajn matrapaze si puna e Dukes e duan thjesht si alibi per te mbuluar vjedhjet dhe abuzimet e panumerta. Duhet inicuar nje fushate e fuqishme per te shkulur keta cibane! Eshte shume e veshtire,sepse “Klani i Zeminit” e ka mberthyer ne nje rrjete te trashe dhe te dendur gjithe politiken dhe vendimarrjen ne Shqiperi.
në gop të somës të shkoj!
aman çi lusni këtij qyrrashi sikur të jet Mesi!
une mendoj se Adnan Jonuzaj e ndjen veten 100% Shqiptar,
i bej thirrje Adnanit,
(ndoshta e lexon Adnani kete koment)
qe patjeter te vesh fanellen kuq e zi,
sepse Shqiperia eshte vendi yne meme,
e meriton Shqiperia qe secili Shqiptar te kontribuoi me te gjitha mundesite qe Shqiperia te jet nje vend i respektuar, ne te gjitha lemnjet,
ndersa tani futbolli eshte nje sport shume i popullarizuar ne skenen nderkombetare,
dhe Jonuzaj(Adnani), Shaqiri, Xhaka, te rishikojne mire mundesine per te u kyqur ne kombtaren Shqiptare,
edhe te bejne te pamunderen qe patjeter te veshin fanellen Kombetare kuq e zi!
Nuk ka te beje me lutje. Ka te beje me korektese dhe sqarime nese ka keqkuptime. Keto gjera nuk duhen personalizuar midis Jonuzajve dhe Dukes. Nese Jonuzajt i thone Jo Dukes, mbase edhe me te drejte, kjo Jo eshte Jo per Shqiperine. Duam nuk duam ne Duka eshte kryetar i FSHF-se, sot eshte ai, neser nuk eshte. Por pergjigja e Jonuzajve duhet te jete ne perputhje me c’fare ata ndjejne per Shqiperine dhe jo se c’fare ata ndjejne, mbase me te drejte, ndaj Dukes.
Eshte per te ardhur keq qe gjera te tilla nuk sqarohen drejt per drejt nga vete Jonuzajt. Nese ata jane shqiptare nuk ka kuptim te mos luajne per kombetaren shqiptare. Une druaj se ata ndjehen ‘kosovare’. Me vjen keq qe e them por kam dyshime se ata mund ti thone Po Kosoves por Shqiperise i thone Jo.
Nuk e kuptoj dot se c’fare shqiptaresh mund te jene keta.
Nese i ka rrjell mendja babait te jonuzajt te loze per shqiperine , per mendimin tim ai duhet te loze per ate vend qe e strehoj babne e jonuzjt te kishte qene ne kosove dhe shqiperi ndoshta as me prenzin nuk do te kishte luajtur kuse ne belgjk ai u be njeri dhe tani ka dhe prspektive ne ngritje , por nuk duhet te behen buk shkele ?
po te pirdhet se spo na rruhet per te-
po i mesoni shume keq njerzit me origjine apo gjak shqipetari qe jane integruar larg dhe jashte shqiperise. te jesh ne ekipin perfaqesues ne radhe te pare duhet ta ndjesh dhe me pas ta shohesh si promovim personal ne arenen nderkombetare dhe jo si nje perfitim te mirave materiale. rasti i januzajt nuk ka nevoje per promovim dhe te mira materiale, sepse ai tashme i ka arritur keto te United. ai thjesht nuk e ndjen peshen e fanelles shqipetare dhe ska pse ti lutemi ne kete menyre, aq me keq duke i bere dhe oferta me karakter biznesi…Me kombetaren apo perfaqesimin e kombit nuk mund te besh pazare!
Prisni te jape pergjigjen pastaj flisni njeriu nuk eshte i vendosur akoma se ku doluaje.
shqiptari nga kavaja la anglin per te shkuar ti bashkohet uck per te shporrur armikun e trojeve shqiptare serbin dhe ai dha jeten per te par kosoven e lir adem jashari u vra me gjith familje per te par kosoven e lir do ti them ketij abedin januzaj qe djalin po ta kerkojm te luaj per flamur e jo per tu vrar per flamur qe 1 patriot si keta me lart e ben dhe ran per lirin e kosoves ne fund mos harro karrjera e djalit tan esht 10 maksimumi 15 vjet por historia mbetet ne breza e pavdekshme qe po more vendimin per tjua thyer zemren 10 miljon shqiptarve ateher mos akuzo shqiptart qe te therrasin trdhtar se ket emertim ja dhe ti vetes shpresoj qe te mos gabosh qe mos te therrasin tradhtar por 1 hero i vertet ti dhe djali yt adnan januzaj
O sa turp me qene shqiptar!
Para dy javesh publikova nje feuilleton ne lidhje ne estraden „Januzaj“.
Nderkohe zhvillimet e fundit me shtyjne ta ribotoj ate, sigurisht me aktualizimet perkatese qe i kane dhene kesaj estrade permasat e nje maskarade te turpshme per ata qe e mbajne akoma vehten per shqiptare, por krejt normale per nje sojsorollop politikanesh, analistesh e gazetaresh kozmopolite, disa prej te cileve e kane pranuar bile publikisht me „krenari“ se Hymni Kombetar Shqiptar nuk u ben asnjelloj pershtypjeje! Qe te luash per Kombetaren e Shqiperise dhe kete ta konsiderosh nder e privilegj te veçante, pa pritur lutje e kerkesa Ministrash, Kryeministrash apo “profesionelesh” te kushedi çfare marke, per keta zoterinj as qe vjen ne pyetje.
Dhe jane keta katalizatore mediatike qe nxiten dhe nje vale justifikueso-inkurajuese te atyre topkembsave me prejardhje shqiptare, por pa as më minimalen ndergjegje Kombetare te vene sherbimet e veta per Atdheun e te pareve te vet te gjakut, por bile edhe kunder tij ne menyre te ekzagjeruar kur ua do shorti apo pasaportedhenesi me i pasur se Shteti Shqiptar dmth Zvicra, Greqia… apo kushdo qofte tjeter.
I jati i Adnan Januzajt para kameras:
1-Me cilin ekip Kombetar do te luaj Januzaj?
Januzaj senjor: Ne javet e ardhme do ta sqaroj ket poen.. kete pike demek e ka fjalen senjori.
2-FSHF ka tentuar te kontaktoje me Januzajn (junior) ne Manchester dhe kjo sipas Januzajt senjor paska qene gabim i madh se qenkan anashkaluar instancat.. demek ky vet nuk qenka pyetur i pari…
3-Januzaj (i vjetri) ndihet i ofenduar se FSHF ka tentuar nepermjet zv.Presidentit te saj qe te kontaktoj, ne vend qe te dergonte njerez “korrekt dhe profesionel”… As Lorik Cana nuk asht dashte te intervenoje, as ai e askush !!
Po mire mor zotni, mos duhej qe FSHF te dergonte ndonje druvar apo bari që ti ta konsideroje „profesionel“ dhe te denjoje ta prisje dhe bisedoje?
4-As Kryetari i FSHF A.Duka nuk ka pune me ardhe e me u lute per Januzajn (te riun) se Duka nuk asht korrekt, megjithese Baba Januzaj pohon pak me vone qe nuk e njeh fare zoterin President te FSHF-se!
5-As Belgjika nuk ka shkuar “ne menyre sportive” ti lutet Januzajt (junior dhe sidomos atij senjor), sepse ishte mjaftuar me dergimin per kete pune te trainerit te Kombetares belge qe dihet qe nuk eshte kompetent… dmth jo serioze edhe kjo puna e belgeve…
6-“Tash per tash nuk po ja mbyll deren teresisht Shqiperis, por deren e kan mbyllur vete” sepse… ne nje emision televiziv diku ne Shqiperi ishte shpif per Januzajn, bile e kishin akuzu (Januzajn junior) se ka faqen e vet ne Facebook ?!?!
7-Turqia dhe Serbia perjashtohen nga lista, nuk do te merren parasysh lutjet e tyre.
Me sa duket kete fat e pret edhe Kroacine, edhe lutja e saj do te hidhet poshte….
8-Anglia akoma nuk ishte shprehur qarte, ishte mjaftuar edhe kjo me nje prononcim te trainerit te Kombetares se saj, akoma nuk ka bere “lutje me shkrim” si te thuash…. keshtu qe Januzajt jane ne pritje…
9-Kosova akoma nuk i plotson kushtet per Januzajn sepse nuk eshte pranuar antare e “Federacionit Internacional te Fusballit”.
10-Januzaj (xhunior) “me dy gollat qe dha” eshte duke bere nje publicitet te madh per Shqiperine dhe Kosoven, pra duhet me teper mirenjohje nga keto shtete e kishte fjalen zoteria!!!
11-Januzaj (senjor) si instanca kompetente e çeshtjes ishte ne pritje te lutjeve te shteteve te tjera….
12-Edhe nje deputet i Parlamentit te Kosoves nuk ka pune qe te perzihet ne pune qe nuk i takojne dmth Januzaj Abedin senjori ka parasysh „intervenimin“ e nje deputeti qe me sa duket atij nuk ia mbush syrin si instance ekuivalente me të vete!
13-Nje Ministre kosovare simpatike fizikisht dhe me emer shume patriotik i uron me gjithe forcen e shpirtit te saj (shqiptar ndoshta) qe Januzaj Adnani te vazhdoje te jete edhe ky simpatik dhe i suksesshem, por se nen cilin Flamur Kombetar falet dhe luan nuk ka kurrfare rendsie!
14-Kurse thirrjet e nje deputet tjeter kosovar dhe nje tellalli te tij „analitik“ drejtuar jo vetem Jonuzajt dhe Januzajve, por gjithe futbollisteve shqiptare kudo ne bote qe te bojkotojne Kombetaren e Shqiperise jane aq te turpshme sa qe pyes sinqerisht si ka mundesi qe ju jepet hapesire mediatike ngaqe mesazhet qe percillen jane aq antikombetare sa qe nuk ka Agimarte grek a Metropolit serb qe ti formuloje me mire.
15-Marrim vesh se fundi se edhe traineri i Kuqezinjve (de Biazi) ne menyre po ashtu „jo korrekte“ si kolegu i tij belg i paska derguar nje SMS Januzajve, dhe si te mos mjaftonte mospergjigja ka tentuar dhe të telefonoje e te kerkoje kontakt me ta. Deri ketu arrin “moskorrektesa” shqiptare ne “lutjet” qe i ben Januzajve qe ta konsiderojne vehten shqiptare!!!
Sa per dijeni SMS-ja duhet te jete kuptuar nga Januzajt, se de Biazi qe e ka nuhatur qe ata nuk e flasin mire shqipen, ua ka nisur edhe ne anglisht dhe frengjisht…..
16-Mbas gjithe ketyre moskorrektesive „jo-profesionele“ (keshtu shprehet senjori Januzaj) çeshtjen e merr ne dore nje zv.Kryeminister i nje prej Shteteve Shqiptare, i cili duke e ndjere vehten peshe e lehte kundrejt Januzajve, fton dhe Kryeministrin e nje tjeter Shteti Shqiptar qe te ndermarrin nje „inisjative mbarekombetare“ (!?) qe ti mbushin mendjen Januzajve Abedin dhe Nexhmedin dhe keta nga ana e tyre te bindin gjysmeshqipfolesin Januzajn juniur Adnand qe ta konsideroje vehten nenshtetas shqiptar dhe te vere doren ne zemer e te luaje per Shqiperine!!
17-FSHF, meqe “ka nam te keq” dhe Januzaj Abedini nuk pranon si bashkbisedues (lutës) Presidentin e saj, nuk do te ftohet ne keto negociata! FSHF nuk ka pune ne keto pune….pune tjeter se dhe kjo vete e ka tepruar sa s`ka më me “lutjet” adresuar alieneve Januzaj qe presin te zgjedhin Perfaqesuesen me te cilen do te luaje xhuniori i tyre.
18-Merret vesh konfidencialisht se milioneri nen-kryeminister ka gjetur si rruge origjinale te futjes „ne gracke“ te Januzajve nje biçim batakçilleku, dhurimin atyre te disa territoreve bregdetare shqiptare (te cilat mund ti administroje nje fondacion i nenkryeministrit!), sepse atehere edhe do te shperthente turizmi britanik ne brigjet shqiptare!!
19-Sikur edhe kjo perçapje te mos kete sukses, eshte planifikuar qe nje perfaqesi shqiptare mbareplanetare do te mblidhet dhe te formuloje „lutjen“ perkatese per Januzajt, nderkohe qe jane planifikuar dhe tokat bregdetare anembane globit qe do tu dhurohen atyre!
Keshtu dhe odiseja e tyre merr permasa te verteta lekplepiane.
Komentet jane te teperta.
Nuk na mbetet tjeter vetem te ndihemi krenar edhe per Januzajn, ashtu si dhe per Shakirin, Dzemailin, Pyrros Dimas apo Panagiotis Georgios Kone dmth Παναγιώτης Κονέ qe dhe emrat i shqiptojne apo shkruajne gjithfarit, por jo më shqip….
Boll më me keta matrapaze idealesh Kombetare!
Boll me gjithe keto perpjekje sizifike dinjitetulese qe na bejne me turp te quhemi shqiptare!
„Fusnote“ 1: Fatkeqesisht te gjitha „poenat“ e ketij shkrimi jane te verteta, nuk ka asnje sajim!
….me perjashtim te „poenes“ 19 qe eshte akoma ne projekt….
10. Ke folur e shkruar edhe per mua Z.Roland. Faleminderit!
Je gjigand. Jam shkri tu qesh me satiren tende per te pershkruar shume sakte nje realitet tejet qesharak.
O Roland po pse nuk i boton kto satira humoristike.
Dyshoj se shume gazeta nuk kishin me ti botu keto shkrime (kam parasysh edhe te tjerat e maparshme) se jane te perlyme ne afera.
Kisha me ken kurioz me pyt gazeten Tema pse nuk e nxjerr si artikull normal ket koment tandin qe me pa reagimin e lexuesve.Jam i bindun se do te kete komente fantastike.Te rubrika e Meros Antena brenda familjes kishte me kene super.
Ke pa ngjarjet nga nje kandveshtrim origjinalstil i jashtzakonshem.Me e pas shkru Kadare kishte marr çmim letrar.
Je i madh si gjithmon.
Flm dhe shkruj prap se kena nevoje edhe per humor.
Ikni more se kosovaret jan te poshter
Akoma nuk e kuptoni ju se ata pet pare shesin komb,pasaport flamur atdhe..
Mos mani shpresa ke kosovaret,se ata jan shum lafe t bukra e gur ne trast.
Rrasini karin atyre pushtave
Familja Januzaj jan dukagjinas dhe patriot te shquar.
THuaja te gjithe kan qene pjestare te UCK.
Jam i bindur qe po te garonte Kosova Januzaj do i thoshte POOO GJithashtu dhe shume talent te tjere Kosovar qe luajn ne Europ ne mesin e tyre Shaqiri dhe Xhaka.
o leonard kosovaret cfar kombi jane.
komb kosovo, harabelesh se kosovo edhte nje lloj harabeli ne mos gaboj, ne serbisht kuptohet, se emer serb eshte kosova vete
Po ikni ore e lini kete mut lojtar JANUZAJ se duket qe nga mbiemri qe eshte me A.D.N te paster TURKE ,lereni te veje nga ti doje qejfi se nuk po i plas njeriu per te se me duket sikur shume po ja bejme qejfin mutit.
Me degjoni mua ,ky do te behet nje pordhalec dhe deshtak ne te ardhmen.
Pa lere po dashka edhe TOKA ne JUG .
As me shume dhe as m epak por si ….SERBET qe duan dalje ne ADRIATIK .
kosove e shqiperi jane nje komb nje gjak dhe mos thuaj qe do luanin per kosove. cfare cdo emri ti vini cdo futbollisti qe refuzon fanelen kuqe e zi po te ishte im bire do ta beja lanetper se gjalli
Ore cfare mendojne se jane keta.Ai duhet ta kishte per nder qe te vishej kuq e zi.Askush te mos i lutet.T’i bejne nje ftese dhe po te doje le te vije.Po nuk deshi le t’i kujtojne ate shprehjen qe thote :”Manastiri te jete shendoshe,pa kallojere gjejme sa te duam”.Perpara FLAMURIT KUQ E ZI,ky Adnan dhe gjithe te tjeret jane shume te vegjel.Breza te tere kane derdhe gjakun per keto ngjyra dhe keta na dashkan t’u bejme temenara.
FSHF-ja ska nevoje ti lutet, ne qofte se nuk Do, le te shkoje te pirdhet.
Nuk e kuptoj cfare duhet me bo mo qe ky te pakten te ktheje pergjigje e don Shqipnin apo jo…… jo qe te vi te lozi. Duhet me i kthy disa komentuesve pergjigje se ndoshta nuk vjen me loz prej Dukes..
1. TE thuash nuk vjen me loz me Shqipn in prej Dukes eshte njesoj qe mos shkosh ne lufte ne vendin tend me justifikimin qe skapa atobuzin.
2.Pastaj, do doja te dija cfare i ka bo Duka ketij.. apo i ka kerku i pako camcakiza qe ta lej tlozi me Shqipnin……. mjaft ju lutet ktyne Serbve me kostum SHQIPTARI…
Pune madhe se nuk erdhi ky k…..
Motren ku ta kete atij dhe Abedinit.
Mos u merrni me kete problem.Ai ka deklaru hapur ne Bruksel, se deshiron te luaj per anglin dhe mepas tha se nenqofte se nuk e merr Anglia do luaj per Belgjiken.
PER MENDIMIN TIM BABAI I JONUZIT PASKA NJE URRETJE TE MADHE PER SHQIPERIN,,,,ME KETE MENYRE ME SJEDHET E TIJ SI ARROGANT ,,,GJOJA SE KY URREN DUKEN ,,,,PER MENDIMIN TIM NUK ESHTE AS DUKA AS FEDERATA SHQIPTARE .AI THJESHTE NUK NDIEN VETEN SHQIPTARE..POR AI PRET FTESEN NGA AGLEZET .POR AGLIA KA SHUME TALENTA ,ANGLEZET NUK JANE SI ZVICRRA GREQIA QE ESHTE MBUSHUR ME TE HUAJ ,,KETA DOJNE THJESHT GJAK TE PASTER ANGLEZ NE KOMBETARE.. SHQIPTARET PERSERI PO MARRIN VESE SI NE KOHEN E OSMANDHIVE DHE TE BIZANTEVE SHESIN KOMBESIN PER NJE XHEP LEKESH,,,,,
Ne boterorin e ardhshem SHQIPERIA do te luaj me djemt qe e kane gjakun Shqiptar……ne djall tu veje talenti i atyre te Zviceres..dhe kete Junuzia…mjaft u luteni….Atdhey yne ka plot talente por e keqja eshte bixhozi qe luajne presidetet e klube.
Rofte Shqiperia
duhet ti kuptojme keta bije emigrantesh . ne teresin e tyre jan fshatar te prapambetur me prinder jnorate , jan pasuruar ne shum pak kohe dhe nuk dine te menaxhojne suksesin , ne jete nuk mjafton te jesh i pasur ekonomikisht duhet te jesh mbi te gjitha , ipasur shpirterisht , i ditur dhe i studiuar i kultivuar me etik dhe edukate .. cilesi qe u mungojne shume ketyte talenteve te emigracionit . keshty qe bukshkesia e tyre behet normale kur 1 pabuks behet ZENGJIN …
Ore se po lexoj cudira ketu!! Njeriu ne jete shikon mundesite me te mira dhe jo nje kombetare katrahure si kjo e jona. Duhet te ndihemi krenare qe ka arritur deri ketu dhe shkofte akoma me larte. Po si gjithmone injoranca + inat= karakteri shqiptar
Nese ka nje te vertete ne gjithe kete zhurmnaje dhe thashethemnaje,eshte fakti se Adnan Januzaj,ky djalosh i talentuar,edhe keshtu sic eshte,i ben te ndjehen krenare shqiptaret kudo qe jane !!! Kjo eshte nje e vertete e madhe dhe shume,shume rendesishme!!! Man UTD eshte nje vitrine qe rrezaton ne te gjithe boten!!! Januzaj duke qene me shume perspektive tek ky klub,ka mundesi te afishohet thuajse cdo jave ne median boterore!!! Ndersa kontributi eventual qe mund te jape ne mjedisin e helmuar shqiptar(sic e deshmon edhe ky forum) do te ishte i paperfillshem! Sot per sot,kontribut per te ngritur nivelin e sporteve ne Shqiperi kekohet nga SHTETI SHQIPTAR-jane shume zgavrra qe duhen mbushur,nuk ekziston kurrfare infrastrukture sportive tek ne!!! Ne keto kushte thirrja qe i drejtohet Januzajt tingellon hipokrite! Januzaj nuk mund te sherbeje si STUKO ALLCIJE per te mbushur vrimat dhe zgavrrat e situates problematike ku eshte katandisur mjedisi sportiv shqiptar. Te jemi me te sinqerte dhe me kurajoze me veten tone!!!….
@Grigor
Nuk e kam emrin Hasan, emrin e kam puro shqip, por kete e kam per sarkazam per shqiptaret qe vendojne emra arab e turq, sdq pershendetje nga Shkupi, e sidomos qe rrjedh nga familja Papa Kristos !