Ish- portieri i Kalmarit, tani i Lacios, Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Helsingborgut, Loret Sadiku , janë dy futbollistët shqiptar të përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në elitën e futbollit suedez të njohur si “Allsvenskan”.
Etrit Berisha është paraqitur në 22 nga 30 ndeshjet të kampionatit me Kalmar FF, duke shënuar dy gola, para se të kalonte te Lacio e Romës në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A.
Në anën tjetër mbrojtësi i Helsingborgut, i cili akoma nuk ka debutuar me Kombëtaren shqiptare, Loret Sadiku, ka qenë ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Suedi. Fjalë të mira për të kishte thënë edhe trajneri i skuadrës së tij, i cili ia rekomandoi trajnerit të Suedisë që ta përfshinte në skuadër, ftesë të cilën Sadiku e refuzoi, për t’u bashkuar me Shqipërinë.
Dy djem te mrekullueshem qe i bene shume pune kombetares tone. Jane te rinj. Jane e ardhmja e ekipit kuq e zi.