Po vjen momenti i debutimit të Etrit Berishës me fanellën e Lacios. Trajneri i bardhekaltërve Vladimit Petkovic po mendon ta aktivizojë titullar portierin e kombëtares shqiptare në sfidën e Europa League ndaj Apoel Limasol. Është një mundësi konkrete që 25-vjeçari mezi po e pret, pasi ka punuar shumë gjatë kësaj kohe duke e bindur stafin teknik të Lczios se është gati për të bërë hapin cilësor në karrierë, raporton “Sport News”.
Federico Marchetti është aktualisht numri 1 i portës së Lacios dhe trajneri Petkovic as që e vë në dyshim këtë fakt. Në muajin qershor klube të mëdha europiane si Barcelona apo Manchester United, por edhe Manchester City, Arsenal dhe Tottenham, pritet të trokasin në dyert e skuadrës italine me një ofertë konkrete që do të ishte e parefuzueshme për presidentin Lotito.
Për t’i paraprirë një situata të tillë, Lacio synon të promovojë gradualisht portierin shqiptar, që ai të jetë gati për të marrë të gjitha përgjegjësitë nëse Marchetti largohet gjatë merkatos së verës. Për përgatitësin e portierëve Grigioni, Berisha, që aktualisht po shijon çmimin e portierit më të mirë në Suedi për 2013, i akorduar nga Federata Suedeze e Futbollit, është gati për këtë hap të madh në karrierë.