Zinedin Zidane mund të jetë trajneri i ri kombëtares së Francës.
Sipas mediave franceze, në rast se tekniku aktual, Didier Deshamp, dështon të kalojë dy ndeshjet play-off me Ukrainën për ta çuar Francën në Botërorin e Brazilit, atëherë ai do të zëvendësohet pikërisht me ish-shokun e ekipit tek Juventus dhe kombëtarja, Zinedin Zidane.
Ky i fundit aktualisht është asistent i Karlo Ançelotit tek Real Madrid, gjë që i shtyn drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit të mendojnë se tashmë ai ka marrë eksperiencën e duhur për të drejtuar kombëtaren.
Vetë Zidane e ka pranuar disa herë se një ditë shpreson që të marrë drejtimin e kombëtares franceze, por nuk dihet se sa gati ndihet ai për momentin.