Neimar i stresuar nga telefonatat e tifozëve

6 Nëntor 2013, 16:22Sport TEMA

Ylli brazilian i Barcelonës, Neimar, shprehet se është i detyruar që të ndërrojë numrin e telefonit një herë në dy javë, për shkak të telefonatave të shumta të tifozëve.

Braziliani është i stresuar nga kjo situatë, pasi e telefonojnë dhe i çojnë mesazhe në çdo orë, madje edhe natën. Dhe, pavarësisht ndërrimit të numrave të telefonit, tifozët e fiksuar e gjejnë gjithmonë numrin e ri.

“E di që tifozët më duan shumë, por kërkoj që të respektojnë privatësinë time. Disa në mënyrë sistematike e gjejnë numrin tim, të të afërmve apo të fejuarës dhe më marrin në telefon gjatë gjithë kohës, edhe natën. Për këtë arsye më duhet të ndërroj numëro gjithmonë”, shprehet ai.

2 komente në “Neimar i stresuar nga telefonatat e tifozëve”

  1. mergim tari says:

    O Nejmar, po ca ben a i vrare, nese te trembin naten, mbylle telefonin, vure ne MUT a MUTE si i thone dhe vazhdo punet e nates ne bujqesi….

    Pastaj cte duhet telefoni o burr i dheut, se mos do presesh maunet. Ti shyqyr qe ti ka bere perendia kembet me mend se ndryshe …… ahhhaa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje