Forma e mirë e Françesko Totit në javët e para të kampionatit Italian, ka rikthyer edhe një herë diskutimin për rikthimin e tij në kombëtare.
Ish-mesfushori i Milanit dhe kombëtares italiane, Xhenaro Gatuzo, ka dalë kundër kësaj ideje, duke thënë se në Botëror duhet të shkojnë ata lojtarë që e kualifikuan Italinë. Sipas tij, koha e Totit me kombëtaren tashmë ka mbaruar.
Por, nuk mendon kështu trajneri i kombëtares së Brazilit, Luis Felipe Skolari. Ai ka thënë se nëse do të ishte trajneri i kombëtares së Italisë, do ta merrte në Botëror Françesko Totin.
“Toti më pëlqen shumë. Ai po luan shumë mirë. Ka cilësi dhe një raport të shkëlqyer me klubin e tij.
Dashuria e tij për ekipin është e pabesueshme dhe ne brazilianët i japim rëndësi shumë këtyre çështjeve.
Kushdo që luan për Italinë mund të luante edhe për Brazilin. E them këtë me shumë siguri, sepse skuadra e Italisë është shumë e fortë”, ka thënë Skolari.
Toti është tërhequr nga kombëtarja e Italisë pas fitores së Botërorit në Gjermani më 2006-n dhe që prej atëherë, gjithmonë ka pasur diskutime për një rikthim të mundshëm të tij.
per mendimin tim scolari ka te drejte.me formen e shkelqyer qe po kalon toti e meriton kombetaren.italia nuk eshte se ka shum alternativa ne sulm ,pervec se g rosit dhe balotel jevgut te tjert jan te kalibrit medioker.gatuzo e ka nga xhelozia sepse ka dy vjet qe eshte ne pension.
Cfare do te kishte ndodhur me kombetaren AZURRE ne 2002 ne BOTEROR apo ne 2004 ne EUROPIAN ne se do te kishte grumbulluar ROBERTO BAGGION ? ,pse te varet grumbullimi i kombetareve vetem nga 1 person ,TRAJNERI qofte ky edhe SUPERMAN ?
Jam kunder kesaj ideje ,duhen nje KOLEGJUM TRAJNERESH ,kurse ne fushe duhet vetem 1 trajner ,ky eshte mendimi im .
Edhe une jam i mendimit se ITALISE te pakten i duhet nje PESHE e RENDE si TOTI ne kombetare ,por ne rast te mos marrjes se tij une shkoj akoma edhe me larg ……………………………..
Po te ishja un edo te merrja DEL PIERON qofte edhe sikur ta aktivizoja 10-15 minuta zevendesues ,sepse ai do te ishte REZAEVA me e ARTE qe do te egzistonte.
Me pelqen shumer entusiazmi i SCOLARIT ,por me shume me pelqen SHARTIMI qe i ka bere ai futbollit BRAZILIAN me ate EUROPIAN gje te cilen ARGJENTINA e ka bere shume me heret ,por perpos YJEVE ARGJENTINA nuk i ka potencialet e BRAZILIT .