Pirlo u bën “të fala” rivalëve

11 Nëntor 2013, 15:05Sport TEMA

Andrea Pirlo beson se fitorja 3-0 e ndaj Napolit është një dëshmi se Juventusi vazhdon të jetë skuadër favorite për të fituar titullin.

Mesfushori 34-vjeçar shënoi një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit dhe bëri një paraqitje të mbreslënëse për Juventusin mbrëmë.

Por, ai më shumë është i kënaqur për fitoren e skuadrës përballë rivalit të drejtpërdrejtë për titull, Napolit, se sa për golin e tij.

“Isha me fat me golin tim, por jam shumë më i kënaqur për fitoren. Ne u përpoqëm të dërgojmë një sinjal për ata që janë para nesh, për t’u treguar se do të kemi një sezon të shkëlqyer”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje