Lenjani: Mezi e pres debutimin me kombëtaren

9 Nëntor 2013, 16:15Sport TEMA

Ndeshja miqësore që kombëtarja e Shqipërisë zhvillon më 15 nëntor në Antalia të Turqisë ndaj Bjellorusisë, pritet të hapë një pasqyre të re në karrierën e futbollistit gjilanas të St Gallenit të Zvicrës, Ermir Lenjani. 24 vjeçari nga Gjilani, që dita ditës është duke shkëlqyer në futbollin zviceran, ka bërë që trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhiani De Biazi, ta ftojë t’i bashkohet skuadrës kuqezi.

Edhe pse ishte i ftuar në tri takimet e fundit, Lenjani nuk pati rastin të luajë, ndërsa debutimin me fanellën kuqezi pret ta bëjë në ndeshjen miqësore që Shqipëria zhvillon në Antalia të Turqisë me Bjellorusinë.

“Jam shumë i kënaqure me formën time dhe me ftesën që kam marrë nga kombëtarja. Më 15 nëntor pres të bëjë debutimin tim në fanellën kuqezi dhe kjo për mua është një nder dhe më bënë krenar”, tha Lenjani për “Zërin”. Ai është optimist se Shqipëria tashmë ka krijuar një ekip që mund të synojë më shumë, madje në eliminatorët e Evropianit 2016 kombëtarja duhet të hyjë më të vetmin qëllim, të arrijë kualifikimin.

Lenjani ishte grumbulluar me Shqipërinë në disa ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror “Brazili 2014”, si në atë me Slloveninë, Islandën dhe së fundmi edhe më Zvicrën në Tiranë. Ndonëse ai nuk luajti, mendon se Shqipërinë ishte vetëm fati i keq që e ndoqi, sidomos në ndeshjen më Slloveninë dhe Islandën, ku pësuam humbje, duke i larguar më pas të gjitha gjasat që së paku të arrijmë vendin e dytë në grup.

“Në kombëtare do të jap më të mirën dhe shpresoj ta ndihmoj shumë në arritjen e qëllimeve tona”, tha Lenjani, i cili më pas ka folur edhe për skuadrën e tij St Gallen, e cila ditë më parë u përballë me gjigantin spanjoll Valencia në kuadër të Kupës UEFA. Mbrojtësi në atë ndeshje luajti 90 minuta, por për fat të keq pësoi humbje, e cila erdhi vetëm atëherë ku mbetën me një lojtar më pak.

“Valencia ishte një skuadër shumë e fortë. Ne luajtëm mirë, por nuk kishim fat. Pas largimit me karton të kuq të kapitenit ishte shumë vështirë të përballemi me ta. Gjithsesi mendoj se një barazim e kemi merituar”, tha Lenjani, sipas të cilit kjo humbje i ka zvogëluar  në maksimum gjasat për kualifikim të mëtejshëm, megjithëse ata nuk kanë hequr ende dorë.

“Do të jetë vështirë të kalojmë grupin pas asaj humbje. Por ne do të luftojmë deri në fund. Tani udhëtojmë në Rusi ku do të ndeshemi me skuadrën Kuban Krasnodar, nëse atje luajmë siç luajtëm me Valencian. Besojë se do të fitojmë dhe në takimin e fundit presim Suonsin dhe nëse edhe ndaj tyre shënojmë fitore, atëherë besojë se do të kualifikohemi”, tha Lenjani.

2 komente në “Lenjani: Mezi e pres debutimin me kombëtaren”

  1. "BALASHI" says:

    Bravo Lenjani per fjalet e zemres qe thua. Ne te mire presim te debutosh me fanelen e shenjte kuq e zi. Suksese!…

  2. Jorgo/Gjirokaster says:

    Miresevjen te kontrubuosh per kombin tend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje