Venger, i kënaqur me Arsenalin

11 Nëntor 2013, 16:44Sport TEMA

Arsen Venger është i kënaqur me nivelin e lojës së Arsenalit këtë sezon, bazuar në tre paraqitjet e fundit.

Liderët e Premier Ligës mposhtën Liverpulin me rezultat 2-0 uikendin e kaluar në Emirates, para se të mposhtnin Borusia Dortmund me rezultat 1-0 në udhëtim në mesjavë.

Dhe, pavarësisht disfatës së djeshme 1-0 nga Mançester Junaited në “Old Traford”, Venger mendon se skuadra e ti ka treguar se ka përparuar.

“Unë mendoj se skuadra është zhvilluar, ka lëvizur një hap përpara dhe ndeshja ndaj Junaited e ka përforcuar besimin tim.

Le të kthehemi pas pushimit dhe të kemi një ndeshje pozitive në Emirates kundër Southrmpton”, ka deklaruar Venger.

3 komente në “Venger, i kënaqur me Arsenalin”

  1. Argita_B says:

    Arsenal zhvillon aktualisht futbollin me bindes ne kampionatin anglez. Ka nje filozofi loje te bazuar ne spektakel e loje te bukur per shikuesin dhe pjesen me te madhe te lojtareve i ka mare shume te rinj dhe i ka formuar ne akademine e vet.
    Sot Arsenal ka ekipin per te pretenduar te fitoje titullin kampion, dhe pse jane 4-5 ekipe qe e pretendojne diçka te tille ne Premier Leage

  2. england says:

    Arsenali gjithmone ka zhvilluar lojra te bukura,ka treguar se ka nje skuader inteligjente dhe kompetitive!Pooooor ne fund politikat qe ndjek klubi kane bere te mundur deshtimin,me shitjen e lojtareve me te mire,me mbushjen e arkes se klubit,duke fuqizuar ekipet kundershtare,nga shitjet qe ka bere nga koha e Viera dhe Henri,apo dhe Kolo Ture e Ashly Kol,dhe ne vazhdim me Adebajor apo dhe Fabregas,Nasri,Aleksander Song,Klishy e shume te tjere ka perfituar rreth 260 million paund.Ky vit mund te jete i suksesshem per Arsenalin se jo vetem se nuk bene shitje,por ofruan nje lojtar si Ozil(ku te mencurit e Realit ja bene dhurate)qe di te beje diferencen.

  3. Arsenal says:

    :D…gjithcka eshte e vertete.Anceloti..(Ozilin e shita sepse doja te mbaja DI Marine per karakterin e fort qe ka)…:O komenti me skandaloz qe kam degjuar.eshte fat te kesh nje lojtar si Ozil ne ekip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje