Dëmtimi i radhës për Lionel Mesin është një këmbanë e fortë alarmi për kampin blaugrana, sepse brenda pak muajsh, argjentinasi detyrohet të braktisë për të katërtën herë fushën e blertë për shkak të problemeve muskulore. Pas analizave të bëra nga mjekët e skuadrës katalanase, Mesi do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushave. Një lajm i keq për të gjithë ambjentin blaugrana, që gjithsesi e ka gjetur ritmin edhe pa sulmuesin e saj kryesor. Fazën e parë të rikuperimit Mesi do ta zhvillojë në Barcelonë dhe më pas do të transferohet në Argjentinë për t’u rehabilituar plotësisht. Edhe pse trajneri Tata Martino nuk e përshkruan situatën si alarmante, në Katalonjë i tremben seriozisht hipotezës se dëmtimet e njëpasnjëshme të 26-vjeçarit mund të shkatërrojnë karrierën e tij, raporton “Sport News”.
Gjithsesi, frika më e madhe e teknikut është se ndoshta këto ndalesa mund të ndikojnë më shumë në anën psikologjike të numrit 10. Çesk Fabregas e di shumë mirë se çfarë do të thotë të ndalesh në bokse disa herë gjatë një sezoni dhe në intervistën pas takimit me Real Betis, kërkoi që sulmuesi të marrë kohën e nevojshme në dispozicion, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij problemi. Gjatë këtij viti, dëmtimi i parë për argjentinasin erdhi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Paris Saint Germain, ndërsa i dyti në sfidën e Superkupës kundër Atletiko Madrid. Ndalesa e tretë u regjistrua në datën 28 shtator kundër Almerias, ndërsa e katërta në minutën e 20-të të ndeshjes së javës së 12-të kundër Real Betis.
Ritmi mer te cilen ka luajtur Messi vitet e fundit eshte dhe nje nga arsyet e demtimit te tij. Jo vetem Messi por dhe Xavi, Iniesta filluan te duken te lodhur qe fundin e sezonit te kaluar. Armiku kryesor i Kombetares spanjolle do te jete lodhja fizike. Me kete demtim Messi i thote ndoshta lamtumire topit te arte per kete vit.
Atehere i bie qe CR7
eshte THE BEST ?
jo ndoshta por i ka thene lamtumire
po te marsh hilaçe qe ne moshen 13 vjeç kjo te ndoth kam frik se do i thot lamtumir futebollit se shpejti ku qe mun te jet nje fatkeqsi
Te gjith ato substanca qe Kane marre ato.Cdo ndeshje nga 12 km dhe per me teper nga 3 ndeshje ne jave.Edhe motori i makines i mbush km
Do e besoj qe ka 4 topa te arte nqs do me thoni kur ky pleshti i eshte nenshtruar ndonjihere testimit antidoping bashke me gjithe klubin ?!!
iku dhe xha Messi per lesh bube,tani radhen e ka Totila ti iki per lesh k..i.
zakonisht njerezit e deshtuar si komentuesit e shumte siper, deshtimin e tyre e mbulojne duke hedhur balte e shfryre mbi te tjeret
lerini hipotezat e dopingut, Barcelona eshte i vetmi Klub qe monitorohet nga UEFA cdo dy ndeshje Championsi
Nuk kishte bere vaki kurre nje lojtar i ketyre permasave me 4 topa te arte rresht dhe sigurisht mungesa e Messit do ndihet shume edhe nga armiqte
Lexoj siper se nje pjese thote jo dopingu, jo kilometrat, jo mosha, po per te tjeret a nuk mund te thuhet e njejta gje, sigurisht per CR7 se per ate u qane zemra madrileneve komentues ketu
E fundit, Messi do rikthehet dhe madje fuqishem per te gjitha vitin e ardhshem, kjo eshte e sigurt
Per ju qe smerrni vesh, demtimi qe ka ai ska te beje as me dopingun, por vetem me lodhjen. Eshte i rekuperueshem nese i jep kohen e duhur. messi sia dha sepse e dionte sponsori dhe Barca me Bajernin, PSG, Atletikon e keshtu me radhe. Ia vlen ta paguash dyfishin e Ronaldos sepse ka sakrifikuar karrieren per rezultatet
Hajt tung
rruajini top…t Messit se gje tjeter skeni ci beni
Une jam dakort me komentin e BEST,,,,se shume ketu e bejn qimen tra ,,ose nuk kuptojn se cfare eshte nje terheqje muskulare..ose thjeshte shkruaj sa per te qene ne forum,..sja vlen te zgjatesh me komente te hollesishme per kete teme,po ju citoj dicka te vlefshme per ate qe me kupton sigurisht..te duruar kur nuk dini…po te vemendeshem kur lexoni,,mos e mirni si ofendim ,,eshte thenje progresive, kurse per ty BEST klm dhe mos u lodhe,se skan per te kuptuar kurre.