Ksavi elozhe për Neimar: Është një lojtar spektakolar

11 Nëntor 2013, 15:11Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, e ka quajtur shokun e tij të skuadrës, Neimar “spektakolar” pas fillimit të mirë të sezonit në “Kamp Nou”.

Braziliani erdhi te Barça gjatë verës për 57 milionë euro dhe ka qenë titullar i rregullt nën drejtimin e trajnerit Gerardo Martino. Dhe, zëvendëskapiteni i klubit thotë se nuk është i befasuar që 21-vjeçari po impresionon.

“Nuk është mrekulli që Neimar ka impresionuar. Ne tashmë kemi parë se ai është një lojtar spektakolar, i cili është i aftë ta bëjë diferencën.

Ai ka qenë vendimtar në shumë raste falë golave të tij, pasimeve, driblimeve dhe nivelit të lartë që ka demonstruar”, ka thënë Ksavi për beIn Sport.

3 komente në “Ksavi elozhe për Neimar: Është një lojtar spektakolar”

  1. Argita_B says:

    Neimar eshte me te vertete nje lojtar me shume talent dhe nese nuk ben jeten qe kane bere nje pjese e brazilianeve kur vijne ne Evrope, ka mundesine qe te opretendoje ne nje te ardhme te shkruter per topin e arte.

  2. Banija-01 says:

    Verejtje per gazetarin e shkrimit!

    Xavi keshtu shkrunet po nuk shqiptohet Ksavi ,meqenese shqiptohet “X”ne anglish.
    Ne spanjisht shqiptohet Çavi.
    Edhe komentatoret sportiv ne trasmetimet e huaja e shqiptojne Çavi.
    Po emrat shkruhen jo si ne shqip.Edhe Neymar keshtu shkruhet.

    Megjithese Neymar dje nuk ishte ne forme.

  3. Alby says:

    The king is dead…..long live the king !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje