Valdesh: Mesi është Zot, Barcelona gjithmonë do të varet nga ai

13 Nëntor 2013, 14:58Sport TEMA

Portieri i Barcelonës, Viktor Valdesh, e ka cilësuar Lionel Mesin si Zot. Valdesh ka thënë se Barcelona do të jetë gjithmonë e varur nga argjentinasi.

Ndërkohë, ai ka lëshuar edhe një kritikë ndaj Mesit, duke thënë se ai kërkon gjithmonë që të luajë, edhe kur nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore, çka shkaktoi edhe dëmtimin e fundit.

“Ai është Zot, më i miri në fushë dhe gjithmonë do të jetë, për atë çfarë i ka dhënë këtij ekipi dhe çfarë më ka bërë të përjetoj si bashkëlojtar i tij.

Për mua, Barça gjithmonë do të varet nga ai, pasi ai është më i miri në botë. Mua më duket i dëshpëruar. Një e metë që kemi ne lojtarët, është se jemi individualistë dhe nuk mund të kuptojmë kur nuk duhet të luajmë.

Duke e njohur atë dhe çfarë fituesi është, nuk kam dyshime se ai do të fokusohet në rikuperim, në fakt ai tashmë e bën këtë”, ka deklaruar Valdesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje