Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka lavdëruar sulmuesin e Real Madrid, Kristinao Ronaldo dhe beson se portugezi e ka tejkaluar rivalin e tij të Barcelonës, Linel Mesi.
Ronaldo e ka filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyer me 24 gola të shënuar në të gjitha garat, 10 më shumë se argjentinasi, i cili së fundi pësoi një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushe për dy muaj.
Mesi dhe Ronaldo janë kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë, të cilin Mesi e ka fituar në katër vitet e kaluara, por menaxheri i Arsenalit pret që Ronaldo ta fitojë këtë vit.
“Është vështirë të jepet një përgjigje, Mesi ishte në krye deri tani, por tashmë Ronaldo është në fron. ai është shumë atletik dhe në formë të shkëlqyer”, ka thënë Venger.
fol o Arsen se mua sme degjojn
Ronaldo eshte pa diskutim me ne forme dhe me efikas se Mesi aktualisht. Shenuesi me i mire i liges se kampioneve, me i miri i liges spanjolle, shenuesi me i mire ne te hjitha ligat evropiane aktualisht.
ajo qe thot Venger eshte e vertete por sma merr mendja ta marr cr7 topin e arte.E merr Riberi se trofet qe mori Bayern do bejne diferencen.pavarsisht qe cr7 eshte me i mire.ka mundesi ta marr dhe Blater se cfar nuk ndodh ne futboll…:D
E vetmja arsye pse Cristiano eshte me ne forme se Messi eshte se ky i fundit ka nja 6 muaj qe vec demtohet….ndryshe s’kishte shanse.Gjithsesi Ribery ka per ta marre topin e arte
edhe se nuk jam tifos i ronaldos,jam i mendimit se do fitoi topin e arte per kete sezon.