Xhani De Biazi e nis me risi ditën e parë të grumbullimit të Kombëtares në Turqi.
Rregullorja:
1. Nuk duhet të ketë asnjë kontakt të futbollistëve me gazetarët gjatë kohës së grumbullimit të skuadrës para ndeshjeve.
2. Nuk lejohen intervistat e lojtarëve për mediat, pa marrë më parë miratimin e trajnerit Xhani De Biazi. Vetëm ky i fundit do të vendosë se cili nga futbollistët do të prononcohet.
3. Duhet respektim maksimal i orareve gjatë grumbullimit. Këtu përfshihen oraret për ngrënien e mëngjesit, drekës dhe darkën, si dhe gjithashtu kohën e pushimit kur nuk ka stërvitje.
4. Uniformat e lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit duhet të jenë të gjitha njëlloj, si në stërvitje dhe gjatë qëndrimit në hotel.
5. Lojtarët e kanë të ndaluar kategorikisht të takojnë të afërm ose miqtë të tyre gjatë kohës së grumbullimit në hote