Kampionati i dobët që ka bërë deri më tani Mançester Junaited, ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për forcimin e ekipit gjatë merkatos së janarit.
Sipas mediave britanike, Junaited kërkon që të afrojë në ekip dy mesfushorët e Real Madrid, Sami Khedira dhe Anxhel Di Maria.
Për të marrë dy mesfushorët në “Old Traford”, Junaited është gati që të paguajë 63 milion euro.
Nëse për Di Marian blerja mund të jetë e thjeshtë, duke qenë se tashmë Garet Bejl ka arritur formën e tij më të mirë dhe e ka ulur argjentinasin në stol, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lojtarin e kombëtares së Gjermanisë.
Khedira ka qenë titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të Realit deri më tani, por me rikthimin e Ksabi Alonsos, edhe për të situata mund të ndryshojë.
Mançesleshi per 63 milione s’te jep gjysmen e Runit majmunit, por kur kerkone te bleje se hap eshe aq portafolin! Me ate shifet vetem Khediren mund te marre, se Di Maria i vetem vlen 80 milione!
U.S.A..avash avash me keto shifra se nuk jan lapa dushku por jane miljona euro.ata verte jan lojtar te mire por jo aq sa thua ti.
Te thuash qe di Maria nje futbollist medioker,nje lojtar nenmesatare vlen 80 mil.do te thote qe nuk e njeh futbollin.
Po ju pse nxeheni, usa e ka fjalen per 80 milion leke.
nqs e ka per 80 miljon leke eshte faji jone..:P