Bajerni të ardhura rekord, Uli Hënes shpërthen në lot

14 Nëntor 2013, 15:59Sport TEMA

Bajern Mynih ka arkëtuar të ardhura rekord për këtë vit: plot 326 milion euro.

Të dhënat janë bërë publike gjatë mbledhjes së përvitshme të ortakëve të shoqërisë bavareze.

Gjatë publikimit të shifrave, presidenti i Bajernit, Uli Hënes, nuk e ka mbajtur dot veten nga mallëngjimi dhe ka shpërthyer në lot.

Për të në fakt, pavarësisht sezonit spektakolar të Bajernit, nuk ka qenë një vit i lehtë.

Hënes akuzohet se ka mashtruar shtetin gjerman duke mos deklaruar 20 milion euro të ardhura dhe për këtë arsye pritet që shumë shpejt të dalë para gjykatës.

4 komente në “Bajerni të ardhura rekord, Uli Hënes shpërthen në lot”

  1. BRAVOOOOO BAYERN! says:

    Gjigande ne te gjitha aspektet!
    BRAVOOOOO BAYERN!

  2. Çingapoku nga Patoku says:

    Edhe engjejt jan te korruptum
    Vaj hallit shqipotart

  3. Tironci Lugano says:

    Me vjen keq Henes,por sic duken bathet duan te te bejne shembull.E per keq vetkuptohet.

    1. Argita_B says:

      Kur milionere, njerez te njohur et te adhuruar nga populli si puna e Henes kerkojne te mos paguajne taksat qe i detyrohen shoqerise qi dha mundesine te pasurohen, nuk mendoj se ka vend per keqardhje.
      Te thuash per ndonje fukara qe e ka jetike mospagimin e taksave dhe mund te jete e tolerueshme, po ky..!!

      Bayern hyri ne eliten e 4 klubeve me ta pasura ne bote, dhe xhiron vjetore e ka mbi 400 milion euro e jo 326 milion euro.
      Mund te verifikoni bilancin ne web site zyrtar te Bayern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje