Basti për fitoren e Arsenalit, tifozi humbet shtëpinë. Kundërshtari i kishte ofruar gruan

14 Nëntor 2013, 15:25Sport TEMA

Humbja e Arsenalit ndaj Mançester Junaited i ka kushtuar shtrenjtë një supertifozi të “Topçinjve” nga Uganda.

Henry Dhabasani, i martuar me tre gra dhe me pesë fëmijë, kishte vënë bast me një mikun e tij, tifoz i Mançester Junaited, se Arsenali do të fitonte. Si peng ai kishte vënë shtëpinë në bast.

Miku i tij ndërkohë,  Rashid Yiga, kishte vënë bast për fitoren e Junaited makinën dhe gruan e vet. Basti ishte vënë në prani të komunitetit të qytetit Iganga dhe për këtë arsye ai është zbatuar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Mançester Junaited fitoi 1-0 kundër Arsenalit ditën e diel me një gol të ish-sulmuesit të Arsenalit, Robin Van Persi.

3 komente në “Basti për fitoren e Arsenalit, tifozi humbet shtëpinë. Kundërshtari i kishte ofruar gruan”

  1. E verteta says:

    mire ta gjeje, donte dhe gruan e katert. Na tani…
    Ne qyqaret mezi mbajme nje , ky kodoshi si gjel ne kotec me pula

  2. "BALASHI" says:

    Çmenduri!…

  3. gjergji says:

    Atje ku gruaja trajtohet si prone e burrit perben moralin e asaj shoqerie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje