Iniesta: Dikush kërkon që të më largojë nga Barcelona

15 Nëntor 2013, 11:33Sport TEMA

Rinovimi i Andres Iniestës është kthyer në një çështje tek Barcelona.

Mesfushori nuk ka arritur ende një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe duket se palët janë ende larg.

“Punto Pelota” raporton se Iniesta dyshon që dikush Brenda klubit të Barcelonës, është duke punuar që ta largojë atë nga ekipi.

Kjo, ndoshta edhe për faktin se Iniesta është i pakënaqur me punën e trajnerit të ri, Gerard Martino.

Iniesta gjithashtu është i mërzitur edhe me largimin e shokut të ekipit të tij, Viktor Valdes.

Mendohet që Barcelona po zvarrit qëllimisht rinovimin e kontratës së Iniestës, për t’i dhënë më shumë përparësi Neimar, që luan pikërisht në pozicionin që mbante Iniesta gjatë këtyre sezoneve të fundit. Me Iniestën në fushë, hapësirat e Neimar janë shumë më të vogla.

Duke parë mosmarrëveshjet mes Iniestës dhe Barcelonës, në lojë ka hyrë Mançester Junaited, që sipas mediave britanike, do të tentojë ta transferojë në Angli mesfushorin spanjoll.

2 komente në “Iniesta: Dikush kërkon që të më largojë nga Barcelona”

  1. juliano says:

    PO IKU DHE KY DHE GRADUALISHT I VJEN FUNDI EPOKES SE BARCELONES

  2. Argita_B says:

    Barcelona ka nevoje per gjak te ri pasi si çdo klub ka nje cikel te cilit po i vjen fundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje