Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ka firmosur edhe zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën e njohur zvicerane, Zyrih, që hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2014.
Armando Sadikun, pas përfundimit të detyrimeve me kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore me Bjellorusinë në Antalia (0:0), kur është kthyer në Zvicër çdo gjë e ka pritur për të firmosur zyrtarisht kontratës me skuadrën e Zyrihut, raporton Sport 1.
Futbollisti shqiptar në vitet e fundit ishte pjesë e Luganos në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, ku në 80 paraqitje ka shënuar 52 gola.
22 vjeçari ka nënshkruar kontratën për 4.5 vite, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2014 dhe zgjat deri në qershor të viti 2018.
Sadiku te Zyrih do të gjejë bashkëlojtarin e tij të kombëtares, Burim Kukeli një ndër mesfushorët e rëndësishëm të FCZ-së.
Ai deri më tani ka shënuar 9 paraqitje për kombëtaren shqiptare dhe ka shënuar një gol.