Ksavi: Për Mesin do të jetë e vështirë të fitojë Topin e Artë këtë vit

18 Nëntor 2013, 15:03Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka pranuar se Lionel Mesi do ta ketë shumë të vështirë që të fitojë Topin e Artë këtë sezon. Sipas tij, Mesi është futbollisti më i mirë në botë, por për vitin 2013, Ksavi e pranoi se Riberi dhe Kristiano Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme.

“Nëse pyesim veten se kush është lojtari më i mirë në botë, atëherë duhet të jetë Mesi, nuk ka dyshime.

Por, nëse pyetni se kush është lojtari më i mirë në vitin 2013, atëherë e pranoj se ka më shumë debat për këtë. Fakti se Mesi e ka fituar Topin e Artë katër herë radhazi, mund të rezultojë duke e dëmtuar atë kur është fjala te votimi.

Unë gjithmonë do t’ia jepja Mesit, pasi ai është një lojtar që i fiton ndeshjet vetë, edhe pse duhet ta duhet të pranojmë se Riberi dhe Kristiano Ronaldo kanë arritur një nivel stratosferik në aspekt të golave dhe asistve.

Riberi fitoi gjithçka dhe Ronaldo ka shënuar një numër të jashtëzakonshëm të golave. Nëse do të isha kapiten i Spanjës dhe duhej të votoja, do t’ia jepja votën time fillimisht Mesit, pastaj Riberi dhe pastaj Kristianos. Edhe Arjen Roben do të mund ta fitonte votën time”, ka thënë spanjolli.

3 komente në “Ksavi: Për Mesin do të jetë e vështirë të fitojë Topin e Artë këtë vit”

  1. Argita_B says:

    Shume e vertete, kete vit Messi ka mbetur prapa, nuk ka te njetin rendiment si vitet e meparshme.

  2. Albania1 says:

    Ky plesht ka deshtuar por mqs eshte mik i kryetarit te futbollit boteror mund ta mari sa here te doje ?
    Eshte lojtar qe ka vetem nje cilesi dhe qe varet nga Iniesta dhe xavi.

    1. Argita_B says:

      Ah shume e gabuar mendoj. Messi ka nje talent fantastik, thuajse te papare qe kur Maradona nuk luan me futboll. Ajo qe i mungon Messi t eshte puna, dhe me pune e mundin Ronaldo, Ribery dhe Inraimoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje