Ish-sulmuesi i Mançester Junaited, Luis Saha, është fans i Adnan Januzajt.
Francezi është i mahnitur nga ndikimi i të riut me prejardhje shqiptare këtë sezon te skuadra e Junaited.
“Po, ai është një talent i vërtetë. Kur ju shikoni në fytyrën e tij, nuk besoni se ai është aq i patrembur sa duket.
Ai është një djalosh i ri, por ai ka aq shumë kualitet dhe është shumë i qetë kur përballet me cilindo lojtar.
Ai është një talent i madh për Junaited dhe jam i sigurt se ai do të bëhet një prej talenteve të vërtetë të klubit për të ardhmen”, ka thënë Saha për manutd.com.