Berisha: Penalltia dhe refuzimi i armëve kimike më lumturoi

16 Nëntor 2013, 14:50Sport TEMA

Besart Berisha ka qenë heroi i Shqipërisë në barazimin 0-0 kundër Bjellorusisë në Turqi. Portieri i përfaqësueses shqiptare tregoi edhe njëherë se është një nga pikat më të forta të kuqezinjve. Këtë nuk e bëri vetëm kur priti penalltinë në minutën e 18-të të takimit, por evituar të paktën edhe tre gola të tjerë të sigurt. “Si në çdo ndeshje mundohem të bëj detyrën sa më mirë. Evitova disa raste, jam i kënaqur që e mbajta portën të pamposhtur. Kam mbështetje të madhe nga të gjithë, si nga trajneri, ashtu edhe nga lojtarët dhe tifozët. Kjo më bën të ndihem shumë mirë dhe më jep shumë forcë”, – ka thënë fillimisht Berisha për “Supersport”.
Penalltia “Në momentin e penalltisë dëgjova zërat e lojtarëve që kishin besim se do ta prisja. Mendoj se kjo më ndihmoi shumë. U gëzova që nuk pësuam në një moment kyç, sepse kjo i dha zemër skuadrës. Është e vërtetë se nuk shkëlqyem në lojë, por kemi lojtarë të mirë në të gjitha repartet. Është pak e vështirë të luash si ekip, pasi trajneri po provon shumë të rinj. Në të ardhmen do të konsolidohemi më mirë dhe do kemi paraqitje të kënaqshme”, – deklaroi Berisha.
Gëzimi Etrit Berisha është lumturuar kur ka mësuar pas ndeshjes se qeveria shqiptare nuk ka pranuar që armët kimike të shkatërrohen në Shqipëri. “Personalisht mund të them se të qenit portier është më e vështirë si lojtar. Nuk e di nëse kam pritur më shumë penallti se sa kam shënuar, pasi më pëlqen që të numëroj vetëm ato që shndërroj vetë në gol dhe jo kur i pësoj… (qesh). Jam shumë i gëzuar që dëgjova lajmin për ndalimin e armëve kimike dhe i përgëzoj të gjithë ata që ndikuan në këtë vendim”, – ka thënë portieri i përfaqësueses.

4 komente në “Berisha: Penalltia dhe refuzimi i armëve kimike më lumturoi”

  1. Tirona says:

    Jom i bindur se loja e dobet e kombetares sone ne ket ndeshje ka ardhur si pasoje e mos angazhimit te plote e te gjithe lojtareve, sepse mendja e tyre nuk ka qene e perqendruar tek ndeshja por tek Tirana, se cfare pergjigje do jepte qeveria e Tiranes per ceshtjen e armeve kimike.Nese Tirana do ta kishte dhene ate pergjigje qe dha para ndeshjes, ne do te kishim pare nje deshje me te bukur dhe mund ta kishim fituar ate.

  2. Genci says:

    Nuk e dija qe Besart Berisha qenka edhe portier.Te gjithanshem jane keta Berishet….

    1. BO$$ says:

      HaHaHaaaa
      O Tema, vendosni te pakten nje gazetar sportiv, qe te marre pak vesh nga spoti.
      Portieri i kombetares quhet Etrit e jo Besart

  3. Aqo says:

    O gazetar! Kush ishtte beastie apo Ertriti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje