Ish-futbollisti i Interit, kandidat për të marrë stolin e Tiranës

18 Nëntor 2013, 16:04Sport TEMA

Çështja e pankinës te Tirana nuk është ende histori e mbyllur. Trajnerë të ndryshëm po lakohen, ndërsa drejtuesit vazhdojnë të bisedojnë me disa emra. Më i fundit që del në skenë është Ze Maria (Hoze Marselo Ferreira), ishmesfushor i Kombëtares braziliane dhe i Interit. Ai shihet si një opsion i mundshëm për stolin e kryeqytetasve në të ardhmen. Prej ditësh, 40- vjeçari ka hyrë në kontakte me krerët e skuadrës bardheblu. Një gjë të tillë e zbulon për “Panorama Sport” donatori Ndriçim Babasi, i cili rrëfen se janë në tratativa, madje kanë folur edhe për anën financiare. Tashmë mbetet vetëm që të bien dakord edhe për çështjen e objektivave, pasi Tirana do garanci sa i përket ecurisë së ekipit. Do të jetë ky një ndër kushtet kryesore, sepse tentohet ringritja e skuadrës në majat e renditjes. “Nëpërmjet një bashkëpuntori shqiptar, kemi biseduar me Ze Marian, një emër që na u ofrua dhe që shihet si një alternativë për stolin bardheblu. Bisedimet nuk janë fort të cekëta, pasi kemi folur edhe për anën financiare dhe jemi dakord për këtë pjesë. Na mbetet më së shumti që të diskutojmë për objektivat. Dua të di se çfarë synimesh do ketë ai si trajner i Tiranës, pra a jep garanci për të kapur majat ose për të fituar ndonjë trofe. Por, edhe në këtë drejtim, do flasim dhe do sqarojmë diçka”, – tha sponsori në lidhje me këtë rast.

Hoze Marselo Ferreira, i quajtur ndryshe Ze Maria, i lindur në Oerieras të Brazilit, ka një karrierë të pasur si lojtar. Ai nuk është një emër i panjohur. E nisi futbollin profesionit te Portugesa në Brazil dhe më pas u huazua te Sergipe dhe Ponte Preta. Më tej kaloi te Flamengo, ku luajti vetëm gjysmë faze, për t’u transferuar në Serinë A, pikërisht te Parma dhe më tej te Peruxhia, ku luajti për 6 vite. Kulmin e ka pasur tek Interi, ku fitoi edhe një titull kampion, dy kupa Italie dhe një Superkupë. Ndër të tjera, ai ka luajtur edhe me përfaqësuesen e Brazilit, me të cilën ka 46 prezenca dhe dy gol. Sakaq, si trajner nuk ka pasur shumë eksperiencë, teksa ka drejtuar vetëm Group Kastelo në nivelet amatore dhe Katanzaro në Serinë D.

5 komente në “Ish-futbollisti i Interit, kandidat për të marrë stolin e Tiranës”

  1. Ha ha ha si qenka katandisur kjo Tirona…tek ZE Maria.. e ndriti si futbollist ky dhe tani do e qaj si trajner ha ha ha ha
    Do ti kushttojne edhe ketij nje kenge si JANUZAJT ?
    http://dielli.al/lajme.php?id=20696&k=14

    1. :D says:

      o idiot, ze maria ka pas luajtur ne kombetaren e brazilit, qe do te thote te jesh te 22-shja me e mir e lojtareve brazilian, dhe besoj se e di qe brazilianet pak a shume jane lojtaret me te mire ne bote. ik bej cicin tani

    2. lajmi says:

      Po cfare garancie doni more aman!

      Meret nje i huaj,a thua se ai do shpetoj nga garancia ekipin e Tirones mos te bjeri nga kategoria. Aq para sa do bejne kontraten me te,mjaftojne qe te bejne disa blerje qe Tirona te jete perseri ne elite me Partizonin,Dinamon e pse jo edhe Shkendija qe i jepnin tonin futbollit tone. Me falni qe permenda vetem ekipe te kryeqytetit,por e njejta gje ja vlen te thuhet edhe per ekipet e rretheve!

      Eshte njesoj sikur te marresh trajnerin e Barcelones per ekipin tone kombetar,dhe ti kerkohet qe te na nxjeri kampion europe!

      Nuk eshte faji i trajnereve. Ka ne shqiperi plot te tille(shqiptar puro e kam fjalen). Kane qene edhe futbollista te mire,jane edhe trajnera te mire.
      Kush e ftoi Shkelqim Mucen te drejtoj ekipin kombetar? Asnje!
      Por te tille ka sa te duash. Pa dashur te permend shume,por do te thoja qe nga ,Agustin Kola,Sul Mema,Genc Tomori,Ser Dedja,Agim Canaj,Andrea Marko,Sul Demollari e pa fund nje brez qe e meritonin te ishin ne maje te drejtimit te futbollit kombetar.

  2. "BALASHI" says:

    Merrni jo vetem Ze Marian qe me kujtohet shume mire si lojtar, por dhe vet perendine, nuk dilni dot nga humbetira. Problemi eshte shume i thjeshte. E madhja skuader TIRONA e ka te keqen tek Lulush Isufi (Basha). O mjerane akoma nuk e kuptoni? Zanafilla e renies filloi me heqien e 8 lojtareve shume te mire se kerkuan rrogat.
    Luli u tha vjet mundni “Teuten” se do tu jap 100.000 euro. E munden lojtaret. Merrni superkupen se do tu jap 100.000 euro. E moren dhe superkupen. Ai nuk u dha asnje kacidhe. Lojtaret nuk donin keto qe u premtoi ky hajdut e vrases, por thjesht rrogat qe dhe ato nuk ua dhan. Me qe ata i kerkuan i larguan. Jo pak, por 8 vete te formacionit baze. Ja ku eshte. Ze Maria le te vije. Me kontigjentin aktual nuk mund te beje asgje. Ja kjo eshte e gjitha. Ne duam vetem te shpetoje nga renia, ju kerkuaki trofe. Babasi leri denglat, thirri trurit se nuk ke te besh me Mamurasin, apo Ilirine e Fush Krujes.

  3. demokrat says:

    Pse nuk privatizohen klubet e futbollit. Leket e taksapaguesve shqiptare duhet te perdoren per te shtruar rruge, per spitale dhe shkolla, jo per te mbushur zorret dhe xhepat e futbollisteve, ata jane profesioniste dhe si te tille duhet ti neshtrohen te njejtave rregullave te ekonomise se tregut. Cfare e pengon qeverine te privatizoj kete sektor? Nese eshte privat le te marre ke te doje dhe ta paguaj ne baze te kerkes ofertes se tregut.20 e kusur vite ishin te mjaftueshem per te bere eksprimente alla shqiptare, privatizimi eshte e vetmja zgjidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje