Frenk Riberi mungon për Bajernin ndaj Dortmundit

21 Nëntor 2013, 15:36Sport TEMA

Bajern Mynih ka humbur një prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj për sfidën e vështirë të së shtunës në shtëpinë e Borusia Dortmund.

Riberi është dëmtuar në ndeshjen e Francës kundër Ukrainës dhe e ka të pamundur që të rekuperohet për ndeshjen e së shtunës.

Mesfushori francez pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër CSKA Moska, por që në këtë ndeshje nuk do të ketë shumë peshë, duke qenë se Bajerni është kualifikuar për më tej.

Megjithatë, Bajerni mund të ngushëllohet me faktin se edhe Borusia Dortmund do të ketë mungesa të rëndësishme, sidomos në repartin e mbrojtjes, të cilin trajneri Jurgen Klop duhet ta ribëjë, duke qenë se i mungojnë të katërt titullarët e repartit të tërhequr.

2 komente në “Frenk Riberi mungon për Bajernin ndaj Dortmundit”

  1. klod says:

    Po,pune e madhe,le te fusi Shaqirin,ai eshte me i mire se Riberi.

  2. Alby says:

    nuk kishit nje foto tjeter se ketu ky ribery mavria ka dale si Ciklop ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje