Votimi për Topin e Artë deri më 29 nëntor

20 Nëntor 2013, 14:20Sport TEMA

Për shkak të një numri të madh trajnerësh dhe kapitenësh që nuk kanë votuar, FIFA ka marrë vendim që të zgjasë kohën e votimeve për Topin e Artë.

Data e fundit për votim ishte e premtja e kaluar, mirëpo tani votuesit kanë të drejtë të japin votën e tyre deri më 29 nëntor, për të bërë zgjedhjen për çmimin prestigjioz që do të prezantohet më 13 janar në Zyrih.

Si pjesë e këtij vendimi të FIFA-s, edhe ata që kanë votuar, kanë të drejtë ta ndërrojnë votën e tyre.

“Për shkak të numrit të vogël të përgjigjeve nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, po ashtu edhe nga përfaqësuesit e mediave, në mënyrë që të sigurohet numër adekuat i votave, FIFA dhe France Football e ka zgjatur afatin deri më 29 nëntor 2013.

Votat që tashmë janë dhënë, mund të ndërrohen deri më 29 nëntor”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s.

7 komente në “Votimi për Topin e Artë deri më 29 nëntor”

  1. unknown says:

    Fifa dhe Uefa, jane bere si KQZ-ja shqitare me duket.

    1. ADNAND JANUZAJ says:

      TIFOZAT E MANCHESTER KANE BERE KENGE PER ADNAND JANUZAJ
      SHIKONI VIDEON:
      https://www.youtube.com/watch?v=s2PfiXBLHjU

  2. Argita_B says:

    Kete sezon le ta shtyjne dhjete here, nese Ronaldo nuk e mer dhe kete vit, atehere kot qe e organizojne topin e arte.

  3. AJ NEW YORK says:

    Ronaldo te marr topin e arit ahhahhhahha,,, zgjonju shqiptar prej gjumi zgjnju ronaldo ska fituar asnje trofe me realin per kte vit ,, pse duhet te dal lojtari ma I mire apo se keni qef juve,, votimi vetem se behet kot se topi I art eshte vendosur me kohe qe do ta marre riberi qekur u fitua tripleta keshtu qe flisni edhe 2 muaj kot

    1. Argita_B says:

      Vitin kur Reali i Madridit fitoi kampionatin spanjoll Messi nuk fitoi asnje trofe, dhe kjo nuk e pengoi te merte topin e arte!!
      Ronaldo kete vit ka shenuar 66 gola (dhe ka akoma nje muaj e ca per te mbyllur vitin). Eshte shenuesi me i mire i kampionatit spanjoll, me i miri i te gjitha kampionateve evropiane, shenusi me i mire i liges se kampioneve, dhe protagonist ne kualifikimin e Portugalise duke shenuar 4 gola ne dy ndeshjet me Suedine.
      Me duket se duhet te zgjohesh ti se je akoma pergjumesh ..shqipe..

  4. naser bejtulai says:

    Naser.Sirnach TG.
    Pa dyshime Ronaldo duhet me e marre topin e arte, sepse e meriton pasi ai ishte protagonisti i ndeshjes Portugli Suedi.

  5. oriku says:

    Nuk jepet topi i arte per nje ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje