Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, është i gatshëm që të shkojë ku të dëshirojë babai i Januzajt për t’u takuar me të dhe për të folur rreth të ardhmes së talentit të Mançester Junajtid.
“Kam dëgjuar babanë e lojtarit që pati thënë se dëshironte që të kishte kontakte zyrtare me trajnerin dhe unë po i drejtohem publikisht se jam gati ta takoj atë kur të dëshirojë dhe ku të dëshiroj. Nuk është nevoja që ai të lëvizë fare, sepse shkoj unë atje ku dëshiron ai, – deklaroi De Biazi – Gjithsesi, mendoj se më e logjikshme do të ishte të takohemi edhe t’i shpjegoj projektin dhe idetë e mia për mënyrën se si mund ta ndihmoj Adnanin të integrohet menjëherë në ekipin tonë.
Jam i ndërgjegjshëm se Adnani ka edhe mundësi të zgjedhë Kombëtare tjetër që do t’i ofrojë më shumë, qoftë edhe në planin financiar, por nëse ai është shqiptar dhe e ndien në zemër se është shqiptar, atëherë duhet që të luajë për Shqipërinë. Nëse vjen, do të bëhet emblema e një kombi të tërë dhe anasjelltas: do të ishte edhe reklama më e mirë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, sepse është një yll që luan te Mançester Junajtid”.
Porta – “Berisha është një portier i shkëlqyer që ka bërë paraqitje të mira në përfaqësuese, por këtë vit ka bërë një ndryshim radikal në karrierën e tij, pasi ka shkuar nga Kalmari te Lacio. Mendoj se në atë klub nuk është e lehtë të fitosh vendin e titullarit, gjithsesi ai ka potencialin për të fituar hapësirat që i duhen. Kemi gjithashtu Orges Shehin që, përveçse është një profesionist i shkëlqyer, arrin të ndihmojë më së miri grupin edhe në ekuilibrat jashtë fushës. Gjithsesi, ne jemi duke parë për portierë të rinj dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të afrohen lojtarë të rinj në portë, por ama nuk është e lehtë, sepse nuk ka shumë në qarkullim”, deklaroi de Biazi.
Mbrojtja – “E sigurt është që në qendër në edicionin e ardhshëm do të luajnë Cana dhe Mavraj. Nga krahët kemi disa alternativa dhe mendoj se janë cilësore. Këtu i referohem Agollit, i cili ka ende shumë për t’i dhënë ekipit, Lila, Lenjani dhe Hysaj. Ky i fundit është i ri, por me të ardhme të madhe. Mendoj se kemi alternativa të mira në mbrojtje”, ka thënë De Biazi.
Mesfusha – “Është reparti që ka më shumë alternativa. Mendoj se ka lojtarë cilësorë, si Basha, Kaçe, Abrashi, Rama, Lilaj, Roshi apo Vila. Të gjithë këta do t’i shërbejnë ekipit me të gjithë potencialin që kanë. Po ju them se Shqipëria do të punojë intensivisht gjatë atyre pak ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë deri në shator, me qëllim që të jetë në gjendje të përdorë dy sisteme loje. E kam fjalën që mund të ndryshojë sistem edhe brenda një ndeshjeje”, u shpreh trajneri.
Sulmi – “Lojtarët e këtij reparti nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira. Kemi probleme në finalizim dhe në kompeticione të tilla dhe në nivele të tilla mungesa e golit të penalizon. Gjithsesi, ne do mbështesim fort lojtarët që kemi, si Sadiku, Çani apo Salihi, por do të shohim edhe për të tjerë. I kam disa emra në kokë, por nuk është edhe aq e lehtë për t’i afruar, sepse ata ndodhen në rrethana specifike. Por të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha De Biazi.
UNE THEM TI BEJME ADNANDIT NJE KENGE,
E TJA KENDOJME SI TIFOZAT E MANCHESTERIT!
https://www.youtube.com/watch?v=s2PfiXBLHjU
UNE THEM TI BEJME ADNANDIT NJE KENGE,
E TJA KENDOJME SI TIFOZAT E MANCHESTERIT!
https://www.youtube.com/watch?v=s2PfiXBLHjU
kush do vjen vet ne kombetare nuk i lutesh. shif belgjiken qe as nuk i ben fare temena.keti super lojtari po aspak realist.
Belgjika i ben kerkesa po ska nevoje ti bej publike, jane me dipllomate, negocjatat behen “nen rogoz” ne menyre qe te dyja palet te kene mundesi te terhiqen nese deshirojne nese nuk bihen dakort pa pasoja mediatike.
po vazhdoshe me canajn leshin ne kombetare, ske per te vene gje ne vije……duhen breza te rinj