Mesfushori i Bajern Mynih, Frenk Riberi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai e meriton Topin e Artë, por thotë se trofeun e meriton edhe Kristiano Ronaldo.
Prej javësh është hapur një debat i madh për atë se kush e meriton Topin e Artë, Ronaldo apo Riberi dhe tani është ky i fundit ai që ka sqaruar se çfarë mendon për Ronaldon.
“Të gjithë e dimë se Kristiano Ronaldo është një super futbollist. Natyrisht, edhe ai e meriton Topin e Artë.
Sidoqoftë, nuk them se edhe unë nuk e meritoj. Për shkak të trofeve të fituar me klubin dhe paraqitjeve të treguara, ndoshta dikush më ka vlerësuar. Në secilin rast, vitrinën e kam gati”, u shpreh Riberi.