Portieri holandez i Njukastëll, Tim Krul, pritet që të jetë pasuesi i Xhianluixhi Bufonit në portën e bardhezinjve të Juventusit.
Sipas britanikes Dail Star, Juventusi është duke ndjekur me vëmendjen portierin holandez, duke qenë se tashmë Bufon është në vitet e fundit tek bardhezinjtë.
Bufon, i cili ndaj Livoronos arriti shifrën e 500 ndeshjeve të luajtura në Serinë A, tashmë është 37 vjeç dhe ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin.
Njukastëll e vlerëson portierin 25-vjeçar Tim Krul 25 milion euro, por bardhezinjtë do të përpiqen që të ulin çmimin e tij.